Te perndjekurit, sot ne Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese nis sot diskutimet mbi ankesen e shoqatave te ish te perndjekurve per shpalljen si antikushtetuese te ligjit per "Demshperblimin e te denuarve politike te regjimit komunist". Ne oret e para te dites, anetaret e Gjykates do te njihen me pretendimet e ish te perndjekurve, te cilet prej kohesh kerkojne shfuqizimin e ligjit te qeverise, pasi sipas tyre ai jo vetem nuk mundeson demshperblimin e duhur, por i diskriminon ato. Ankesa per shfuqizimin e ligjit, eshte bere prej kohesh nga ish te perndjekurit, qe ne momentin e miratimit te ligjit, por vetem sot do te merret ne shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Perballe ish te perndjekurve, pala mbrojtese e ligjit do te jene avokatet e Kuvendit qe miratuan me shumice votash ligjin, te ardhur nga ekzekutivi. Debati per shfuqizimin e tij, vjen pikerisht ne momentin, kur ish te perndjekurit kane syte nga shteti per shperndarjen e fondit prej 1 miliarde lekesh, qe ndodhet ne buxhetin e shtetit per kete vit per ta. Fond i cili jo vetem nuk eshte shperndare edhe pse jemi ne muajin e fundit te vitit, por nuk kane nisur as procedurat per perdorimin e tij per kete pjese te shoqerise. Seanca e sotme ne Gjykate Kushtetuese, e cila eshte edhe e para kunder ligjit per demshperblimin e ish te perndjekurve do te zhvillohet vetem mbi degjimin e pretendimit te paleve per shpalljen e tij antikushtetues. Ish te perndjekurit kerkojne shfuqizimin e plote te ligjit, jo nene te caktuara, me pretendimin se ai e diskriminon nje pjese te tyre. Ne ligjin e miratuar nje vit me pare nga Kuvendi per demshperblimin e ish te perndjekurve, percaktohet se ish-te denuarit dhe te perndjekurit politike, do te perfitojne 2 mije leke per cdo dite burg. Ndersa per te gjithe ata qe kane qene te internuar ose te rrethuar ne tela me gjemba nga viti 1944 deri ne vitin 1954, do te perfitojne nga 1 mije leke per cdo dite burgim. Perfitues sipas ligjit jane ish-te denuarit politik te regjimit komunist te periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991, te cilet kane kryer denim penal te padrejte dhe kane vuajtur pjeserisht apo plotesisht denimin e dhene, si dhe familjaret e viktimave te ekzekutuar gjate periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991. Me kete ligj, parashikohet qe afati per demshperblimin e ish te perndjekurve politik, te zgjase per nje periudhe shtate vjecare. Fondi celet vetem nga Ministria e Financave, pasi kjo e fundit te kete marre ne dorezim, kopjen e dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne. Rozeta Rapushi