E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika në Serbi i tregoi elektoratit të saj se po punon

Ajo që ndodhi në OKB, me kërkesën e Serbisë për Kosovën, tregon qartë se ka përkrahje për Serbinë; 77 vota ishin pro, gjashtë kundër dhe, natyrisht, kishte një numër shumë të lartë abstenimesh (74), dhe pjesa më e madhe e abstenimeve nga shtete të BE-së, që besojnë se Gjykata Ndërkombëtare ka një rol për të luajtur. Ata duan të tregojnë respekt për gjykatën dhe aktivitetet e saj, por besojnë se në këtë rast kjo çështje nuk duhet dërguar te kjo Gjykatë.

Por, në përgjithësi në aspektin politik, në skenën ndërkombëtare, Serbia ka shënuar një farë fitoreje.

Por, në terma teknike, nuk do të sjellë asnjë ndryshim tek pavarësia e Kosovës.

Siç mund ta shohësh, dhe siç kanë thënë dhe diplomatë të SHBA-së, kjo është e pakthyeshme, nuk do të ndryshojë asgjë.

Por vetë fakti se, në terma diplomatike ka përkrahje, përkrahje të shumicës për Serbinë, po, mund të themi se është një farë fitoreje, diçka për të cilën, qeveria serbe, ka shumë nevojë, pasi do t'i tregojë popullsisë së saj se po bën diçka për të siguruar, siç ka thënë gjithmonë, se Kosova i takon Serbisë, në anën teknike tani jo, por për të treguar se në arenën ndërkombetare, po vazhdon luftën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›