E Diel, 1 Nëntor 2026

A është kjo që po ndodh fundi i kapitalizmit që ne njohim?

Disa muaj më parë do kishte qenë e paimagjinueshme që Amerika të gjysmështetëzonte bankat.

Politika e administratës së Bushit, ka qënë tërësisht në krahun tjetër të kësaj ideje. Qeveria amerikane njoftoi një plan prej 250 miliard dollarësh, për të blerë aksione në një seri bankash të mëdha, me qëllim që të rivendosin besimin brenda sektorit financiar. Presidenti George W Bush, tha se ky vendim do të ndihmonte për të rikthyer stabilitetin në sektorin bankar amerikan dhe, relativisht, të ndihmonte të ruante tregjet e lira.

Ky vendim erdhi pas vendimeve të ngjashme të ndërmarra në vende të tjera evropiane, që fillimisht u adaptua në Britaninë e Madhe nga kryeministri Gordon Brown.

A është ky fundi i kapitalizmit që ne njohim? A po shkon bota drejt një lloji tjetër sistemi? A duhet që kapitalizmi të adaptohet, apo duhet që ky sistem të ndryshojë tërësisht.

Personalisht mendoj që kapitalizmit i ka ardhur fundi prej kohësh, minimumi që prej 10 vitesh. Ky tip sistemi ekonomik, bazohet, që në bazat e tij, në një paradoks, që është rritja pa kufi, pa marrë parasysh se planeti ka kufi, e po ashtu edhe durimi i të varfërve. Vetëm kur recesioni të jetë i stërmadh, atëherë shtetet dhe politikanët, do të jenë të detyruar nga populli që t'ia marrin pushtetin bankierëve nëpërmjet shtetëzimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›