E Diel, 1 Nëntor 2026

“Politika nuk mund të ecë me bojkote, parlamenti është zemra e demokracisë”

Kryeparlamentarja Topalli takon edhe Zëvendëspresidenti e Parlamentit Europian, RouçekNë vijim të vizitës në Bruksel, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, u prit në një takim edhe nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek. Një njohës i mirë i Shqipërisë gjatë viteve si raporter dhe në vijim, Rouçek tha se vlerëson shumë hapat që Shqipëria ka bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e vizave.Pas takimit, Ruçek i pyetur nga mediat për bojkotin e opozitës tha se politika nuk mund të ecë me bojkote. “Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin. Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë”, u shpreh ai.Lidhur me liberalizimin e vizave Ruçek tha se në vizitën e fundit të tij në Shqipëri ka parë punën e madhe të bërë për Kartat e Identitetit, pasaportat biometrike, sigurinë e kufijve, duke  shprehur bindjen se liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të ndodhë në  korrik 2010. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›