Politika nuk pushon për KrishtlindjeNga Clive Leviev-Sawyer, Sofia EchoDita e Krishtlindjeve në qiellin grek nuk shfaqi babagjyshin dhe drerët e tij, por një inkursion të avionëve gjuajtës turq. Në Ballkan, dita e Krishtlindjeve jo domosdo do të th
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Politika nuk pushon për KrishtlindjeNga Clive Leviev-Sawyer, Sofia EchoDita e Krishtlindjeve në qiellin grek nuk shfaqi babagjyshin dhe drerët e tij, por një inkursion të avionëve gjuajtës turq.
Në Ballkan, dita e Krishtlindjeve jo domosdo do të thotë një ditë pushimi për politikën dhe politikanët.
Në Beograd, ministri serb i punëve të Jashtme, Jeremiç, dërgoi më 24 dhjetor një letër (nuk janë prag Krishtlindjet në Serbi, atje ato kremtohen në 6 janar duke ndjekur kalendarin julian) për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i falenderuar ato, siç tha ai, për mbështetjen ndaj kartës së OKB-së dhe për shpresën që ato ngjallin se do të vazhdojnë të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Siç u njoftua nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, letra e ministrit Jeremiç, drejtuar ministrave të jashtëm, thoshte se periudha që do të vijë është shumë e rëndësishme për vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë GJND, në lidhje me vendimin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë nga Kosova.
Ditën e Krishtlindjeve në Beograd, e përditshmja Blic tha se Serbia ishte gati të shkonte në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare, me një çështje kundër Kroacisë për ushtrim gjenocidi ndaj serbëve në luftën e viteve 1991-1995. Nuk ishte vetëm në Beograd mendimi mbi futjen në veprim të gjykatës, por edhe nga mendje të tjera.
Ndërsa në Tiranë drejtuesi i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama ka përgatitur padi kundër kryeministrit Sali Berisha për shpifje dhe fyerje.
Kjo është padia e dytë e hartuar nga familja Rama, pas nënës së Edi Ramës, Anetës, e cila pak kohë më parë paditi në gjykatë kryeministrin.
Kohët e fundit Berisha ka akuzuar Ramën se është kreu i mafias në Shqipëri, ka torturuar ish- gruan e tij, ka mbajtur larg të birin 19 vjeçar, dhe ka shtuar se Rama është i njohur me nofkën “politikani lakuriq” për shkak të fotove nudo që i janë bërë publike.