Sandri, në alarm për pronat e FevziutNga Antena brenda familjesTelashet e Sandrit me Fevziun s’kanë të sosur. Disa trashëgimtarë të familjes Toptani kanë hedhur në gjyq Fevziun duke e akuzuar atë se nuk është trashëgimtar legjitim për atë pjesë që ka
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, në alarm për pronat e FevziutNga Antena brenda familjesTelashet e Sandrit me Fevziun s’kanë të sosur. Disa trashëgimtarë të familjes Toptani kanë hedhur në gjyq Fevziun duke e akuzuar atë se nuk është trashëgimtar legjitim për atë pjesë që ka marrë në familjen Toptani. Ka dy ditë që ata kanë bërë padi në prokurori dhe Sandri është në alarm, pasi Fevzo ka humbur qetësinë dhe hutohet gjatë emisionit.
Thirri në telefon prokurorinë për ta testuar.
- Si je mo figurë? ǒbëhet andej nga ju? Mirë, mirë, sikur jeni shtruar pak. Dhe shefi s’para flet më keq për ju. I kam thënë unë që në fillim, duhet të merremi vesh me ta, po nxitohet ai.
- Mirë Sandër, si i ke punët? Ke ndonjë dosje këtu?
- Jo mo burrë, ka Fevzo një çështje. Se kishim dhe presidentin para dy javësh. Folëm dhe me atë, se ti e di që ne mirë e kemi me të gjithë. I thamë dhe atij, dhe tha: “Shkoni flisni në emrin tim pa problem”.
- Si është çështja, ta shikoj në kompjuter a e kemi regjistruar?
- Po nuk e di, shiko çështja Toptani kundër Blendi Fevziut…, diçka e tillë do jetë…
Prokurori, pasi hetoi, pas pak iu përgjigj.
- Nuk ka gjë. E kërkova me Fevziu, nuk më del. Më del një Ali Fevziu.
- Po shiko kërkoje me Bregasi... - i tha Sandri.
- Ah, po, - tha prokurori. - Tani më del. Ja t’i hedh një sy dhe të them.
Pas pak prokurori e mori Sandrin.
- Sandër, është pak problem, - i tha. - Një degë e trashëgimtarëve të Refik Toptanit akuzon Fevziun se ka marrë pjesë që nuk i takon në pronat e tyre.
- Po ç’janë këta k… mo burrë? Po të mos ishte Fevziu, ata kishin për t’i marrë një lesh pronat. Aq sa i kanë marrë të tjerët, do t’i merrnin dhe ata. Po ata janë k...
- Nuk e di Sandër, këta paskan sjellë një qerre me dokumente.
- Po çfarë dokumentesh kanë sjellë mo burrë?
- Po ja, kanë sjellë një dokument që Fevziu paska ndërruar dhe mbiemrin, dhe vendlindjen.
- Mbiemrin e di, se e ka pas Bregasi, po vendlindjen pse mo burrë?
- Nuk e di, e paska pas Çermë, Lushnjë, e ka bërë Tiranë.
- Po ç’u duhet atyre vendlindja mo burrë?
- Jo mo, e kanë sjellë si dokument për ta identifikuar. Se zakonisht shtetasit identifikohen me kartë identiteti, përveç atyre që kanë ndryshime në identitet. Fevziu identifikohet me dosje, derisa të shikojnë lindjen e tij, se ka ndryshuar gjithçka. Ndaj ka dosje për të identifikuar Fevziun. Për shembull, ti në gjyq identifikohesh me një certifikatë, se nuk ke ndryshuar të dhëna. Fevziu do një vendim nga Tirana, një nga materniteti i Lushnjës, një i Skraparit, një nga materniteti i Tiranës dhe nga një prej gjithë këtyre gjendjeve civile dhe në fund të gjitha të lidhura me një vendim gjykate. S’di a më kuptove? Po të prezantosh kush është Fevziu në gjyq, duhet të lexosh një vendim gjykate.
- Ha.. ha.. ha. Kjo qenka e madhe! - tha Sandri. Pse s’thua ti që Fevzo e paska gati një faqe libër kur shkruan, se mund të shpjegojë nga rrjedh emri i tij. Po pastaj veç identitetit, çfarë pretendimi kanë?
- Po ja, shpjegojnë se si ka marrë pronat Fevziu. Bëhet fjalë për pronat e Refik Bej Toptanit. Refik Seid Toptani u martua me gruan e parë, Adivijen, të cilën e ndau për “arsye të rënda”, thotë avokati. Me të kishte 4 fëmijë, Iliazin, Ibrahimin, Nigjarin, Ganimetin. Pas incidentit Ibrahimi vdes (vdekje e parakohshme) në Vjenë dhe ngelën tre fëmijë. Në këtë kohë Refik beu i ndan tre fëmijëve të mbetur pasurinë e nënës së tyre, 1/3 secilit. Pra, e theksoj, të nënës së tyre, d.m.th., të Adivije Toptanit. Iliazi i shet pjesën e vet Nigjarit dhe ikën përgjithmonë nga Shqipëria.
Refiku martohet me gruan e dytë, Zybejten, me të cilën kishte dy fëmijë: Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdes beqar. Petriti kishte 4 fëmijë: Refikun, Ibrahimin, Evelinën, Vivianën. Tani të vazhdojmë me degën që trashëgon pronat Fevziu. Nigjari bëri 2 fëmijë, Irisin (F) dhe Aliun (M). Irisi bëri një fëmijë, Rezin (F). Rezi bën dy fëmijë, Blendin dhe të motrën. Aliu, që nuk kishte fëmijë, adopton Blendin. Pra, siç shihet, Fevziun e ka adoptuar daja i nënës, Aliu, i cili trashëgon 1/3 e pronës së Adivije Toptanit. Por në të vërtetë Fevziu ka marrë dhe pasurinë e pjesëtuar të gruas së dytë të Refik Toptanit. Këtu është mashtrimi. Pra, Refik Toptani ia ka ndarë gjyshes së dajës së nënës së Fevziut pronën që kur ishte gjallë, kur u martua me gruan e dytë, kurse Fevziu veç kësaj pjese, ka përpjesëtuar dhe pjesën e pasurisë që mbetet nga martesa e dytë e Refikut.
- Ma bëre rrëmujë vëlla. Kaq shumë emra sa më përmende ti, unë s’i mbaj mend dot për një vit. E kuptoj që ky Fevzo qenka k..., jo t’i merrte ato letrat dhe t’i bënim si duheshin, po i ka bërë kot më kot. Po deshe, më bëj një nder vëlla. Hiqja fare pronat këtij barkut të dytë. Bë një vendim që, pasi u martua me gruan e dytë, ky Refiku i prishi pasuritë në kumar dhe të gjitha i takojnë gruas së parë.
- Jo Sandër, s’mund të themi ashtu për zotin Refik. Ka qenë njeri i nderuar, madje në origjinë shkon deri te Karl Topia, që është martuar me motrën e Skënderbeut.
- Po ti këtë thuaj mo burrë, se e rregullon vetë Fevzo këtë. I fusim një emision dhe e nxjerrim se një katragjysh i Fevzos ka ngrit flamurin në Krujë, marrim dhe kalanë me këtë rast. S’u bë kiameti. Ndryshojmë me vendim gjyqin, mbiemrin e bëjmë Fevzi Kastrioti. Shkon dhe me doktorin se është bërë Skënderbeu II.
- Nuk e di Sandër, ju i dini vetë punët tuaja, por po të them që me këto letra Fevzo del që ka marrë prona kot, prandaj bëni kujdes.
- A ti qenke k...! Me këto letra Fevzo dilka kushëri me Skënderbeun.
Pjesë nga Vendimi i Gjykatës së Tiranës që tregon ndryshimin e mbiemrit dhe vendlindjes së Fevziut
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se … paditësi Blendi Fevzi (për të cilin, sipas vërtetimit Nr. 202 Prot., datë 17.02.2006 të Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 8, z. Arben Tafaj, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë, Nr. 739, me Nr. Akti 540, datë 18.03.1983, duke ndryshuar mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevzi”) është fëmija i Hektorit dhe Rezanës. Ky fakt vërtetohet, si nga certifikatat personale, që i përkasin regjistrimit të vitit 1974 si dhe atij të vitit 1969, ashtu dhe nga pohimet e të paditurve Hektor Bregasi dhe Rezane Bregasi… Sipas këtyre akteve, rezulton se për paditësin tek certifikata që i përket regjistrimit të vitit 1969 është shënuar Vendlindja “Skrapar”, ndërkohë, tek certifikata që i përket regjistrimit të vitit 1974 është shënuar Vendlindja “Lushnjë - Çermë”. Për këtë fakt (Vendlindjen) paditësi pretendon se është i gabuar dhe nuk i përgjigjet realitetit
Për këto arsye,
Gjykata duke u bazuar edhe në:
Nenet 309 e vijues të K. Pr. Civile
V E N D O S
I. Pranimin e padisë.
- Korrigjimin e aktit të gjendjes civile të Blendi Fevzi përfaqësuar prej certifikatës së lindjes me Numër Regjistri Themeltar 25/80 të vitit 1974, lëshuar nga Njësia Bashkiake Nr. 2 në përbërësin “Vendlindje” nga i gabuari “Lushnjë - Çermë” në atë reale “Tiranë”.
- Detyrimin e Zyrës së Gjendjes Civile Njësia Nr. 2 Bashkia Tiranë të bëjë ndryshimet përkatëse.
II. Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të të paditurve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga marrja dijeni
U shpall në Tiranë sot më datë 25.02.2008.
S E K R E T A R E G J Y Q T A R
/Elsa DANAJ/ / Bledar ABDULLAI /