Prof. Dhori Kule merr titullin “Qytetar Nderi” i Kukësit
Autori i Lajmit: red.
Rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule, u nderua dje me titullin "Qytetar Nderi" i Kukësit, akorduar nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti. Titulli me motivacionin "Për kontribut të shquar në hapjen e Fakultetit Ekonomik në vitin akademik 2007-2008 dhe të Fakulteteve të Gjuhëve të Huaja e të Infermierisë në vitin akademik 2008-2009, në Kukës", iu dorëzua prof.dr Dhori Kules nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Hajrush Ademi. "Ky titull është një obligim i madh për mua dhe Universitetin e Tiranës", - u shpreh rektori Kule. "Duke më bërë qytetarin më të ri, Kukësi më obligon të punoj më shumë në drejtim të konsolidimit të arsimit të lartë në këtë zonë, ku me ndërtimin e autostradës shumë shpejt mund të kthehet edhe në mikpritës të studentëve nga viset e Kosovës". Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe deputetët Bujar Leskaj e Fatos Hoxha, kryetari i Bashkisë Hasan Halilaj, kryetari i Këshillit të Qarkut, Shefqet Bruka, përfaqësues të prefekturës, pedagogë e studentë etj.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008