Shperthimi, devijohet trafiku
Mbyllet autostrada Durres-Tirane, kalohet nga Ndroqi
Shperthimi ne fshatin Gerdec, te rrethit te Tiranes, ka shkaktuar nje kaos edhe ne trafikun rrugor ne Durres dhe Tirane. Ne qytetin e Durresit, rruga nga stacioni hekurudhor te Mauzeleumi i Deshmoreve e me pas deri ne Spitalin Rajonal te Durresit u mbyll perkohesisht per trafikun e automjeteve, te cilat u devijuan ne rruge dytesore. Rruga e gjate rreth 4 kilometra, u vu ne dispozicion te automjeteve qe transportonin te plagosurit apo qe shkonin ne vendin e ngjarjes. Nderkohe, autostrada Durres-Tirane u mbyll nga te dyja krahet, duke sherbyer vetem per autoambulancat, automjetet e ushtrise dhe policise, si dhe per automjetet qe transportonin te demtuarit drejt spitaleve te Durresit e Tiranes. Deshmitaret treguan se rruga ishte mbushur me xhama automjetesh te thyera, ndersa shperthimet nuk kishin perfunduar ende. Trafiku autostradal u devijua ne rrugen e vjeter Durres-Tirane, ose sic quhet ndryshe "Rruga e Ndroqit". Dhjetera automjete u vune ne radhe pasditen e djeshme ne rrugen e amortizuar, duke filluar nga zona e Plepave ne plazhin e Durresit e deri ne Kombinat. Automjeteve qe udhetonin me destinacion dy qytetet me te medha te vendit, iu shtuan edhe mjetet qe vijne nga Jugu dhe shkojne per ne Tirane. Trafiku ka qene edhe me i renduar ne segmentin Ndroq-Vaqar, ku u konstatuan bllokime te pjesshme qe detyronin drejtuesit e mjeteve te ndalonin per minuta te tera. Ndersa ne hyrje te Tiranes, trafiku ishte cuditerisht me i lirshem se ne dite te zakonshme. Gjithsesi, gjate gjithe aksit rrugor Durres-Tirane dhe brenda kryeqytetit binte ne sy nje prani e pazakonte e uniformave te policise rrugore, ne ndihme te te cileve kishin shkuar edhe efektive te Policise se Shtetit. Njoftimet me te fundit bejne te ditur se, ndersa rruget brenda qyteteve te Durresit dhe Tiranes filluan te liroheshin, autostrada Tirane-Durres ka qene e bllokuar deri ne oret e vona te mbremjes, per shkak te rrezikut ende te larte ne zonen e shperthimit. Nderkohe mesohet se Aeroporti nderkombetar "Nene Tereza" i Rinasit ka anuluar te gjitha udhetimet, duke njoftuar aeroportet perkatese te nisjes se avioneve. Kjo pasi zona e shperthimit ndodhet ne vije ajrore vetem disa kilometra larg pistes se aeroportit, cka paraqet rrezik per fluturimet.
A. Aliu