Politikanët grekë: Kemi paguar para për propagandë kundër maqedonasve
Rishfaqet sërish në Athinë skandali i vjetër 15-vjeçar, në të cilin ish politikanët grekë por edhe ata aktualë, kanë pranuar se kanë paguar shuma të mëdha parash, dhënë gazetarëve apo anëtarëve të organizatave të ndryshme informative, për të përhapur lajme apo për të bërë propagandë kundër maqedonasve, edhe pse deri më tani nuk janë dhenë emrat e marrësve të këtyre parave. Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve Macedonia online.eu. ndërsa në Maqedoni duket se ka një tjetër histori. Ndërsa qeveria greke paguan gazetarët e tyre për të përhapur propagandë dhe urrejtje kundër maqedonasve që jetojnë atje, në të njëjtën kohë duke shpikur histori, Athina depoziton shuma të mëdha parash tek gazetarët maqedonas dhe politikanët për të përkrahur dhe mbështetur gçreqinë për cështjen e emrit. Një fenomen i tillë është vënë re që ne vitin 1990, e megjithatë pati zëra që kur kryeminsitri maqedonas Gruevski mori detyrën. Më shumë se një duzinë gazetarësh maqedonas dhe disa politikanë mbështesin këndvështrimin e athinës dhe përkrahin ndryshimin e menjëhershëm të emrit të vendit- shkruhet më tej në ëebsiten macedoniaonline.eu. në fakt këta nejrëz - vijon më tej artikulli- përkrahin çdo lloj qëndrimi të Athinës, cilido qoftë ai. Por historia nuk përfundon këtu. Disa prej gazetarëve maqedonas , përveçse mbështesin grekët, ndërmarin edhe të tjera veprime duke dërguar letra në institucione të bashkimit europian dhe nëpërmjet tyre përcojnë informacione të gabuara, i disinformojnë ata se sa e tmerrshme është qeveria maqedonase me popullin e saj dhe me fqinjët. Po sipas të njëjtit burim mediatik, janë të paktë gazetarët dhe organizatat që janë gjobitur me rreth 40 000 euro secili për dhënien e informacioneve false, pasi janë kontestuar në gjykatë nga funksionarë të qeverisë. gazetarët kanë paguar ndëshkimin e dhënë nga gjykata por kanë vijuar me dizinformimin. Ky website në artikullin e publikuar në internet, informon edhe për një listë gazetarësh maqedonash dhe gazetash, llogaritë e të cilëve shkojnë drejt nëj rruge unike për qeverinë greke. Lista është e njohur për maqedonasit dhe është botuar së fundmi nga organ shtypi në shkup dhe nga TV Sitel. Në listën e gazetarëve dhe politikanëve të korruptuar bën pjesë Branko Cervenkovski, Vladimir Buckovski, Ljubomir Frckovski e shumë të tjerë.