E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikani spanjoll i zemëruar me ngjashmërinë që i bëhet me Bin Ladenin

Politikani spanjoll Gaspar Lamaxares, ish- kreu i partisë komuniste spanjolle "Izkerida Unida" dhe aktualisht zëdhënës i kësaj force politike, është shprehur shumë i zemëruar dhe i trembur ndaj manipulimit nga ana e FBI-së së imazhit të tij për të krijuar imazhet më të fundit fotografike të liderit të Al Kaedas Osama Bin Laden. Fotoja synonte të jepte një ide të re për pamjen e tanishme të Bin Ladenit, dhe ngjasonte shumë me një foto ekzistente të zyrtarit spanjoll. "Mund të ishte zgjedhur çdo person në botë, dhe ata më zgjodhën mua si një njeri që ngjante me Bin Ladenin. Më pas ata krijuan një imazh tjetër të kryeterroristit dhe edhe një herë tjetër ata më zgjodhën mua për tiparet e identitetit të tij. Nga pikëpamja antropometrike nuk ka asnjë shpjegim sepse unë nuk ngjaj me të dhe kështu që kam nevojë për një shpjegim. Dhe për këtë ka vetëm një shpjegim: Ky është një paragjykim ose sektariazëm. Unë dua të di se cila nga këto është. Përtej të gjithavem, unë nuk mendoj se një kërkim i rëndomtë i imazheve në internet mund t'i cojë ata tek unë. Unë nuk besoj në rastësinë e kësaj cështjeje, veçanërisht kur ka të bëjë me Shërbimet Sekrete Amerikane", deklaroi Lamaxares. "Unë nuk dua që imazhi im të manipulohet. Një imazh i një personi të lirë që kalon në imazhin e një terroristi. Nuk dua pasi ky është një degradim i imazhit tim publik", shtoi ai. Një zëdhënës i qeverisë spanjolle tha se i kanë sugjeruar ambasadës amerikane në Madrid që të kontaktojë me Lamaxares për t'i shpjegojë atij situatën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›