E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikat monetare të Bankës Qendrore Europiane

05-08-2012 / Nga Ilirian Dahri

Tregjet europiane dhe ato globale kanë reaguar negativisht ndoshta edhe për shkak  të fjalëve të presidentit të Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi. Ndoshta edhe për këtë arsye pak më vonë kanë ardhur edhe kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është bërë shumë për të ndaluar përhapjen e krizës në zonën euro. Në fakt ky  ka qenë një raport kushtuar ekonomive të pesë vendeve (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, vendet e zonës euro, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar). Fondi Monetar Ndërkombëtar  mbështet ndërhyrjen e Fed ashtu siç do të mbështeste edhe një ndërhyrje më të vendosur të Bankës Qëndrore Europiane. Gjithsesi ndërhyrja e Mario Dragit nuk e ka rritur besimin e tregjeve madje ka bërë të kundërtën. “Aksionet e ndërmarra brenda zonës euro - lexohet më tej në raport - edhe pse kanë sjellë progres nuk duken se kanë qenë të nevojshme për të ndalur përhapjen negative në rritjen ekonomike dhe në sektorin bankar. Por zona euro - nënvizon akoma  Fondi Monetar Ndërkombëtar - nuk është i vetmi shqetësim në nivel global sepse edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mungojnë rreth 4 mijë miliardë dollarë dhe mund të fillojnë që nga viti i ardhshëm masat automatike. Nga ana tjetër edhe për një vend si Kina shqetësim janë investimet e ngadalta të cilat edhe pse janë të nevojshme për të ribilancuar kërkesën mund të kenë efekte në partnerët tregtarë të Kinës por edhe në çmimet. Ndërkaq edhe një vend tjetër si Japonia ka probleme me një borxh publik të lartë ndërsa Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë nisma të tjera për të forcuar sistemin financiar dhe të rrisë besimin në bankat. Në këtë mënyrë Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon politikës që “të përdorë hapësirën e manovrave të disponueshme për të favotizuar rritjen në kohë të shkurtër dhe për të risjellë një kontroll të bilancit”. Në artikullin IV të raportit inspektorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar evidentojnë më tej se do të ishte e rëndësishme që reformat  do të ndihmonin më pas në rritjen ekonomike globale. Por nëse një javë më parë premtimet e Bankës Qëndrore Europiane e cila deklaronte se nuk kishte më tabu dhe se në të njëjtën kohë do të ishte e gatshme  të bënte gjithcka për të shpëtuar euron së fundmi tregjet kanë reaguar jo në mënyrë positive pas ndërhyrjes të bankës së Frankfurtit. Ndërkaq presidenti Mario Dragi, ka paralajmëruar se do të fillojë me blerjet e titujve në një kohë të shkurtër për vendet në vështirësi, por vetëm pasi ato vende të kenë kërkuar mbështetjen e tyrë në Fondin e Stabiliettit. Nëse Banka Qëndrore Europiane do të ishte e shqetësuar vetëm për politikën monetare duhet nga ana tjetër që të konstatojë që ajo nuk po funksionon tashmë prej një viti. Mekanizmat duket se kanë ngecur në vend, tregjet janë të fragmentizuar përgjatë kufijve kombëtarë.  Në deklaratat e tij presidenti i Bankës Qëndrore Europiane,  Mario Dragi, ka deklaruar se tregjet janë të ngadaltë për të vlerësuar progreset e kryera nga vendet në vështirësi pra duke parë eurozonën në  tërësinë e saj. Sidoqoftë nëse një vend do të  kërkonte ndihmë atëherë kur do t’i nevojitej, Komisioni dhe Banka Qëndrore Europianedo të  vendosnin  në 48 orë në bazë edhe të rekomandimeve egzistuese, në këtë mënyrë vendi do të  pranonte  dhe Banka Qëndrore Europiane do të  vendoste  të aderonte . Gjithsesi është detyra e Bankës Qëndrore Europiane që të mbrojë monedhën e përbashkët euro dhe për këtë arsye duhet gjetur  instrumentat e ndërhyrjes në tregun monetar gjë që është tipike e politikës monetare klasike- për të evituar në këtë mënyrë - edhe  akuzohet që mund të ngriheshin si devijuese e mandatit të Bankës Qëndrore Europiane. Rruga e zgjedhur nga Banka Qëndrore Europiane ndoshta nuk arriti që të nxiste  tregjet. Sidoqoftë filozofia e ndihmave është ajo e “kushteve kontraktuale” për t’u negociuar sipas rastit me vendet përkatëse. Ka vende siç është rasti i Italisë të cilave nuk do t’ju pëlqente të kryenin një kërkesë formale. Vetë presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti do ta konsideronte Italinë e tij si një vend të mirë nga ana fiskale dhe në të njëjtën kohë si një vend që i ka kryer detyrimet e saj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›