E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama të lejojë deputetët të votojnë ligjin që na jep statusin

05-08-2012 / Gazeta 55

Shefi i mazhorancës, Sali Berisha i bën apel kreut të PS të lejojë deputetët të votojnë më 6 gusht, në mënyrë që të mos pengohet marrja e statusit të kandidatit, tetorin e ardhshëm.


Thirrja është që opozita të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe t’i bashkohet aspiratës kombëtare për rikthim në familjen e qytetërimit perëndimor, së cilës i përkasim prej 2 mijë vjetësh Sulm të verbër dhe vulgar ndaj një miku të shqiptarëve, kryetarit të Grupit më të madh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e konsideroi kryeministri Berisha qëndrimin e kreut të PS Rama ndaj, Luka Volonte, i cili është përfaqësuesi i lartë i Partive Popullore Europiane që qeverisë sot në 17 vende anëtare të BE. Kështu, referuar reagimit të ardhur dje nga kreu Rama pas takimit mes kryeministrit Rama dhe Volonte, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, në emër të kreut të ekzekutivit, i është kundërpërgjigjur një qëndrimi të tillë. “Rama ndërmori dje një sulm absurd dhe të papërmbajtur ndaj njërit prej personaliteteve me të shquara të qendrës së djathtë Europiane, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane, grupit më të madh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mikut të shquar të Shqipërisë Luca Volonte. Edi Rama sulmoi verbërisht personalitetin e shquar të Partive Popullore Europiane që qeverisë sot në 17 vende anëtare të BE, vetëm e vetëm se ai i bëri thirrje Edi Ramës të mos bllokojë heqjen me datë 6 gusht të imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi ky është një shkelmim i tij i përsëritur mbi ëndrrën Europiane të shqiptarëve. Edi Eama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve, pra Luca Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij të fundit në selinë e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë, pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion, kurse tani që qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e korrupsionit ishte vet ai, pra Edi Rama, që nuk pranonte  shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, u shpreh Mëhilli. Përmes zëdhënëses, Kryeministri Berisha i bëri thirrje kryesocialistit që të heqë dorë nga bllokimi i kufizimit të imunitet dhe statusit të vendit kandidat për të tretën herë. “Me qëndrimin e tij të djeshëm Edi Rama faktoi falsitetin e thirrjeve te tij për të papunët që vuajnë për kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre, ku korrupsioni përvetësimi dhe fshehja në taksa e dogana të pasurive të tyre të paligjshme nga zyrtarët me imunitet, u  errëson shpresën e tyre për punësim. Me sulmin e tij absurd ndaj Luca Volonte, vetëm se ai i kërkoi Edi Ramës të pranojë barazinë para ligjit të  zyrtarëve të vendit me qytetarët e  thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste kryesore është pasurimi i paligjshëm i Fidelëve të Partisë  dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste  dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike. PD i bën thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Europiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste,  të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Nga ky akt historik fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Europiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë”, nënvizoi zëdhënësja e Kryeministrit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›