Jetmir Kuçi kalon turin e dytë në Kampionatin Botëror të boksit
Boksieri shqiptar Jetmir Kuçi ka kaluar edhe turin e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Milano. Shkodrani që konkuron për peshën 69 kg, ka eliminuar edhe serbin Zoran Mitroviç duke e mundur me pikë me rezultatin 15-5. Raundi i tretë ka qenë më i miri për Jetmirin ku tregoi forcën e tij. Takimi radhës do të jetë sot në mbrëmje me boksierin nga Kirgiztani, Asadullo Bojmurodov. Jetmir Kuçi është i vetmi shqiptar që ka mbetur ende në garë në këtë botëror pasi Nleson Hysa dhe Albi Sorra u eliminuan që në takimin e parë.