Eleminatoret Euro 2012 Franca mund 3-0 Shqiperine

Shqipëria e fytyrave të reja, por e problemeve të vjetra, humbet keq në Stade de France, për eleminatoret e Euro-2012, përballë Francës. Rinovimi, nëse mund të quhet kështu, prova me lojtarë që deri tani kanë patur pak hapësira, apo edhe debutues si Odise Roshi, është mbyllur me fundin e ditur, kur përballë është Franca, që e zgjidh ndeshjen që në pjesën e parë, falë edhe gabimeve të prapavijës kuqezi.
Skuadra e Josif Kuzhes nuk mund të bëjë asgjë dhe dominohet nga fanellat blu, duke inkasuar golin e parë në minutën e 11. Dallku lë bosh krahun në kompetencë të tij dhe si të mos mjaftojë, devijon më pas goditjen e Maluda, që përfundon në rrjetën e Ujkanit. Gjithsesi portieri do të kompletojë ditën jo të mbrojtjes shqiptare, duke i lejuar golin në shtyllën e mbrojtur prej tij Remy në minutën e 38, pasi Nasri shpartalloi të gjithë ata që i dolën përpara.
Sinjale ringjallje në fundin e pjesës së parë, por është vetëm një shpresë e venitur, që kuptohet në minutën 67, kur Reveillere vulos golin e tretë, që i jep Francës kryesimin e Grupit D me 20 pikë, ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur.
Për të besuarit e Kuzhes vetëm 8 pikë, të fiksuara që në 26 mars, ndërsa më pas për kroatin vijnë 4 humbje rradhazi, që nuk janë aspak një ogur i mirë përpara sfidës së 11 tetorit kundër Rumanisë.
Eno Skarco