Politikeboje apo politikeberje
Tashme kemi ne tabaka nje servirje te re te luftes apo formes politike te opozites. Cfare eshte me e cuditshmja po perceptohet si taktike jo per te fituar zgjedhjet por thjesht per te fituar kohe. Ne kete taktike hyjne skema dhe skicime te detajuara jo per te rrezuar qeverine pasi nuk ekzistojne hapesira juridike a politike por thjesht per ta penguar ate. Dhe ne fakt kriza sigurisht solli pengesa te konsiderueshme jo ne terma ekonomike pasi nga FMN-ja eshte deklaruar se prodhimi i brendshem pritet te rritet nga 2.6 ne vitin 2010 ne 3.2 ne vitin 2011 por me teper ne terma politike. Prej 2 vitesh eshte bllokuar pranimi i Shqiperise ne BE. Perse opozita po implementon kete skeme penguese Si force politike ndodhet ne nje handikap ku i eshte bere krejt e pamundur te kaloje buxhetin ne qeverine e vogel Bashkine e Tiranes. Kjo sigurisht sjell nje krize reale te saj e cila gjeneron perpjekje maksimaliste per ta zgjeruar kete krize. Por si
Atehere nuk mbetet tjeter vecse te pengojme per te fituar kohe. Te fitosh kohe eshte strategji e nje prag-humbjeje e domosdoshme per tu rigrupuar per tu ridimensionuar. Por a do te jete nje strategji per te reflektuar
Ne gazeten e perditshme amerikane New York Times behet ky koment Fasadat shumengjyreshe te pikturuara nga Rama kur erdhi ne pushtet tani jane fshire dhe jane te zymta. Thene popullorce i ka dale boja edhe fasades pasi thelbi nuk ka ekzistuar kurre. Kemi nje artist nje fasade por jo nje sistem - deklaron nje i intervistuar ne kete shkrim te New York Times-it. Sipas filozofit kinez Konfuci Nuk ka rendesi nese macja eshte e zeze apo e bardhe por rendesi ka te haje minj. Ne politiken opozitare morri prevalence pikerisht boja e zeze e bardhe blu apo e kuqe. Opozita mbeti tek politik-boja duke anashkaluar politik-berjen.
Ne dy boshte po mbahet politikeberja e opozites. Ne boshtin e pare jane idete te paraqitura nepermjet sloganeve dhe ne boshtin e dyte jane veprimet e paraqitura nepermjet protestave. Asnjera nuk konsiderohet nga vendet me demokraci te zhvilluara politikeberje efikase. Ajo cka ndau dy ideologjite te majte dhe te djathte ishte diferenca midis demagogjiberjes e majta dhe politikeberjes e djathta. E thene thjesht politika e fjaleve dhe politika e rezultateve. Tek ideologjite e majta mbizoteroi demagogjia dhe rrjedhimisht mbine edhe sloganet. Kete dukuri ne si komb e perjetuam per 50 vjet me radhe.
Per cudi prej dy vitesh kemi nje bum te sloganeve Berisha ik Fajin e ka Saliuhellip Politika e te berit nuk eshte nje slogan. Realpolitika ne vendet e zhvilluara demokratike eshte antipodi i sloganeve. Cila eshte e meta e sllogan-politikes E trajton problemin ne menyre te pergjithshme. Ne fakt edhe ne vendet me te zhvilluara po realizohet pikerisht ky debat. Po tentohet per tiu larguar sa me shume debatit politik me karakter te pergjithshem duke adoptuar nje menyre te menduari dhe te vepruari drejt konkretizimit te problemit. Kjo mund te cilesohet si nje kusht themelor i nje politike te afte per te zgjidhur problemet e nje shoqerie te tere.
Per te braktisur politiken boshe te fjaleve qe nuk japin zgjidhje vetem perseritje sloganesh eshte e nevojshme te realizosh nje ringjallje te kultures se nje kombi. Te vazhdosh te vesh sloganet e ri-riperseritura te pakuptueshme dhe joproblem-zgjidhese ne teatrucin politik do te thote te humbesh kohe jo te fitosh kohe te largosh njerezit nga politika dhe ti lesh problemet te pazgjidhura.
Ne Shqiperi Itali apo gjetke forcat e majta jane ne kerkim te nje identiteti te ri dhe te nje narracioni te ri politik por ende nuk e kane gjetur ate. Kjo sigurisht sjell nje shkeputje te elektoratit qe eshte i detyruar te ndjeke keta demagoge te rinj te antipolitikes.
Gjithsesi mbetet nje pyetje pa pergjigje Ne emer te cilit projekt Me sa duket ende te nje projekti me faqe bosh apo te bardha sic pretenduan disa zera per opoziten ne fushebetejen e zgjedhjeve te 2009-s. Ne 2011-n kur edhe femijet nuk lindin me tabula rasa faqe bosh ekzistojne ende projekte te paprojektuara te pavizualizuara.
I vetmi projekt i vizualizuar i formezuar apo i trupezuar eshte projekti antiberishizem qe nder vite nuk ka prodhuar asnje frut politik pozitiv. Ndryshimi i vetem sot eshte se opozita ka spostuar objektivin. Objektivi nuk eshte me Berisha duke transformuar antiberishizmin ne antibashizem. Politika eshte shnderruar ne lufte demash per te matur forcen fizike si dhe lufte figurash protagoniste. Perseri levizjet mbeten tek antipolitika dhe antifigura. Protagonizmi i figurave eshte pjelle e artit. Protagonizmi eshte shume i domosdoshem ne art dhe krejt i demshem ne politike.
Marko Travaglio gazetari qe ka ndermarre nje fushate per rrezimin e Berlusconit duke denigruar figuren e tij eshte bere ikone per nje pjese te se majtes italiane e cila ka humbur busullen politike - shpjegon filozofi Italian Simone Ragazzoni. Megjithese i majte ai shprehet se travaglizmi eshte nje semundje infantile e se majtes. Travaglio eshte personifikim i antipolitikes. Ka sukses pasi thjeshtezon deri ne banalizem pa qene ne gjendje te artikuloje asnje analize politike - vazhdon ky filozof.
Travaglizmin e perkthejme ne shqip si ramaizem i cili ende si kreu i te majtes nuk po realizon dot asnje analize politike. Por ne antipod te rravaglizmit nuk thjeshtezon por komplikon dhe per kete nuk eshte aspak i suksesshem.
Per ministrin italian te kultures Sandro Bondi e majta italiane ndodhet ne nje perzierje te radikalizmit. Eumlshte ndare nga realiteti shprehet ai duke udhehequr nje opozite te privuar nga permbajtja. Nje gjenerate e tere e se majtes nuk eshte formuar ne shkollat politike por ne palestrat televizive dhe gazetareske te urrejtjes dhe te percmimit te kundershtarit politik.
I njejti fenomen ndodh edhe ne Shqiperi. Saliu e ka fajin eshte shprehja me e mire e percmimit verbal te kundershtarit politik. Ne te njejten kohe shpreh nje bufonate apo edhe nje ide fikse dicka e perseritur pafundesisht nje mendim nje fjale duke humbur keshtu sensin e mases. Me shume se sa nivelin e formimit politik dhe te edukates politike ai tregon shendetin e semure te klimes politike. Problemi qendron se kjo urrejtje dhe ky percmim verbal gjeneron edhe nje dhune reale. A eshte opsion dhuna
Docenti i marredhenieve nderkombetare Francesco Strazzari i cili njekohesisht eshte edhe nje njohes i thelle i ceshtjeve dhe politikes shqiptare shprehet se dhuna tenton gjithmone te spostoje cmimin e opsioneve politike. Ne menyre te pashmangshme spostohet vemendja ne drejtime te ndryshme duke prekur nje ceshtje delikate si ajo e rregullave te lojes.
Kjo ishte pjesa me e hidhur e politikes pasi perdori si opsion jo spostimin por perafrimin e dhunes me opsionet politike. Dhuna kunder zgjidhjes politike u shnderrua ne dhuna dhe zgjidhja politike. Nje nate perpara 21 janarit te dhunshem Rama deklaroi perpara publikut shqiptar se Berisha do te pranoje zgjidhjen politike. Cilen zgjidhje nenkuptonte z. Rama dhe nga cili veprim apo qendrim do te derivonte ajo Kjo ishte arsyeja qe tejkaloi keto argumente juridike per te kaluar tek nje opsion jopolitik si ai i dhunes qe pame te nesermen Deri ne ato moment a ishin ezauruar te gjitha mjetet juridike
Si shpjegohet qe edhe ne Itali me tregues shume pozitive vjen nje goditje e pajustifikueshme reale - thote ministri italian i kultures Bondi. Mbase pikerisht keto projekte gjigande te Berluskonit per te krijuar nje potence energjetike italiane po sjellin reagime jopozitive
Nga disa analiste pas revolucioneve ne vendet e Afrikes se Veriut hodhen idera se po luajne disa agjentura per te shkaterruar te gjithe aleatet e Berluskonit i cili po tenton qe te dale nje potence e pavarur energjetike. Po sulmohet me shume se kurre qeveria e Berluskonit ne momentet kur sapo kane superuar nje krize ekonomike te paprecedente duke mos rene ne nivelet e Spanjes dhe Irlandes dhe pa shkaktuar shume deme. Duke e aktualizuar kujt nuk i intereson progresi i Shqiperise Me terma ekonomike kete vit sic paralajmeron FMN-ja pritet nje rritje te prodhimit te brendshem bruto.
Serish rrenjet e dhunes depertojne ne jeten politike dhe ne trupin e shoqerise sone . Shqiperia po paguan cmimin e kesaj situate. Pa kuptuar te gjithe ne behemi indirekt shenjester e kesaj kulture duke na tronditur ekzistencen qendrimin perceptimin e cdo gjeje qe na rrethon.
Politika e vertete sot eshte ajo qe ben llogarite mire me realitetin qe ka ide dhe permbajtje qe propozon programe ndryshimi qe disponon instrumente njohese per te realizuar keto ndryshime dhe qe gezon per kete miratimin e qytetareve.