E Diel, 1 Nëntor 2026

Faktori institucional kosovar demton rende diasporen dhe Kosoven 2

Kosova eshte vendi me specifika me te medha demografike ne Evrope vecanerisht sa i perket shkaqeve te shpernguljes dhe deportimit te popullates shqiptare ne fund te shek. XX cfare jane dhuna policore ushtarake politike ekonomike dhe ndjekja dhe shperngulja sistematike e shqiptareve me masa te ndryshme te presionit deri te ndermarrjet gjenocidale me qellim te zvogelimit te numrit te tyre. Ne instance te fundit keto arsye dhe e detyruan forcen me te madhe ushtarake ne bote NATO te intervenoje kunder forcave serbe ne mars te vitit 1999 duke i shporrur na Kosova.

Kosova rast sui generis edhe ne planin statistiko-demografik

Zhvillimet e zena ne goje por edhe te tjerat e bejne edhe regjistrimin e popullsise ne Kosove te vecante dhe te pakrahasueshem me vendet tjera te rajonit dhe te Evropes. Instancat nderkombetare ne emer te disa normave tashme standarde per regjistrimin e popullsise te pranueshme ne situatat e tyre deshirojne te imponojne kritere qe nuk perkojne me realitetin kosovaro-shqiptar. Ne qofte se shteti yne me i ri ne bote eshte pranuar nga institucionet vendimmarrese euroamerikane si rast sui generis ne planin politiko-juridik pse te mos konsiderohet i tille edhe ne rrafshin statistiko-demografik. Lufta politike sot bile ne Ballkanin e pastabilizuar po behet edhe me shifra ku qarqe te ndryshme nderkombetare po perpiqen qe Kosoves dhunshem ti japin dimension multietnik me qellim qe ta zvogelojne numrin e shqiptareve dhe ta rrisin numrin e te tjereve para se gjithash te serbeve Pranimi i vleresimit se Kosova eshte rast sui generis edhe ne segmentin statistik-demografik eshte ne perputhje te plote me realitetin ne terren dhe te verteten shkencore.

Ne emer te zbatimit te standardeve nderkombetare nuk mund te largohemi krejtesisht nga specifikat tona sikunder qe nuk mund te pajtohemi qe te eksperimentohet me Kosoven edhe ne ceshtjen e regjistrimit te popullsise. Me faktin se standardi nderkombetar eshte nje porosi secili vend ka te drejten e vet edhe ne rregullimin e kesaj materie. Fundja midis ketij standardi dhe te drejtes se shtetit sovran per te zgjedhur koncepcionin e regjistrimit ne rastin e vecante te Kosoves ka mundur te gjendej nje model i pranueshem i regjistrimit por gjithnje me afer kriterit tradicional e te vertetes shkencore dhe ne dobi te Kosoves dhe me larg nje fiksioni.

Pushtetaret tane qe ne cdo situate jane inferiore ndaj te huajve ne nje moment u trimeruan dhe kundershtuan por vetem ne rastin e marrjes se pushtetit Numri dy i partise ne pushtet E. Hoxhaj me 13 janar 2011 tha se zgjedhjet jane kryekeput ceshtje e brendshme e Kosoves duke injoruar ketu edhe OSBE-ne ose ne paralajmerimin e ICO-se se do ta anuloje vendimin e Qeverise per rritjen e pagave njeriu tjeter poashtu numer dy i partise ne pushtet dhe ne vet pushtetin zv.kryeminister H. Kuci me 2 shkurt 2011 deklaroi Le ta harroje dikush qe ne Kosove mund te shfuqizohen vendimet e institucioneve legjitime te pavarura. Nese instancat politike ne luften e paskrupullt per pushtet ketu dalin autonome pse te mos jene autonome edhe ne perzgjedhjen e koncepcionit te regjistrimit te popullsise qe pasqyron realitetin etnodemografik dhe shoqeror te Kosoves dhe rrjedhimisht interesin madhor te saj.

Specifikat e popullates shqiptare

Nje numer shume i madh i shqiptareve sot gjendet ne boten e jashtme kryesisht mbi 12 muaj por shume prej tyre pa status te rregulluar te qendrimit cfare jane refugjatet te zhvendosurit azilantet punetoret sezonale te punesuarit ne te zeze studentet dhe kategorite e tjera qe kane ndonje mbrojtje te perkohshme e te pasigurt etj. qe pritet te riatdhesohen vetem nga Gjermania jane gati per tu riatdhesuar mbi 12.000 kosovare qe eshte edhe kusht per liberalizimin e vizave. Te dhenat per pjesetaret e te gjitha ketyre kategorive qe perkohesisht qendrojne ne kurbet duhet te mblidhen gjate regjistrimit permes pyetesorit individual dhe jo permes listes suplementare si nje mashtrim ordiner. Te dhenat duhet ti ofrojne familjaret te afermit dhe fqinjet e tyre ne Kosove.

Nje specifike e vecante te popullata shqiptare kudo qe gjendet eshte lidhja e fuqishme emocionale e saj per truallin gjeoetnik per pronen e paluajtshme per shtepine token farefisin dhe te afermit. Bashkatdhetaret tane ne forma te ndryshme ne vit sjellin miliona euro ne Kosove ne vendlindjet e tyre duke investuar ne ndertimin e shtepive ne bujqesi ne biznese te ndryshme i ndihmojne familjaret dhe te afermit e tyre me te holla dhe ne menyra te tjera. Per keto arsye ekzistojne supozimet objektive qe nje numer i konsiderueshem i punetoreve perkohesisht te punesuar qe nga fillimi i viteve te 70-ta te shek. XX ne vendet perendimore evropiane do te kthehet ne vendin e lindjes perkatesisht ne vendin e perhershem te banimit pasi ta perfundojne karrieren e punes dhe te pensionohet. Keta edhe jane tashme ne perfundim te kesaj karriere. Keta persona duhet te jene pjese e popullates se pergjithshme te Kosoves dhe ne mbeshtetje te vellimit real demografik do te perpilohen planet e zhvillimit social e urban dhe planifikimi hapesinor.

Cinizmi i ish-ministres Tahiri

Ministrja e Administrates Publike znj. Edita Tahiri ne perballje me gazetaret rreth perfshirjes se diaspores ne regjistrim ne fund te qershorit te vitit 2010 ne menyren me cinike thoshte se bashkatdhetaret tone ne boten e jashtme mund ta shfrytezojne te drejten e tyre per tu regjistruar por duhet vete te vijne ne shtetin e tyre dhe te regjistrohen gjate periudhes sa do te zgjase procesi qe flet per nje absurd dhe mosnjohje totale te ceshtjes. Regjistrimi i popullsise nuk eshte si operacioni i votimit ne zgjedhje ne regjistrim nuk eshte e domosdoshme prania e personit ne vendbanimin e perhershem sikurse kur behet fjale per zgjedhje ku personi mbi 18 vjet duhet vete ta hedhe voten duke prezantuar dokumentin e identifikimit. Ne anen tjeter pse u themeluan berthamat diplomatike e konzulare Per ta afirmuar Kosoven dhe per ti mbrojtur te drejtat dhe interesat e bashkatdhetareve perfshire te drejten e tyre per ti marre dokumentet e identifikimit leternjoftimi pasaporta per te votuar dhe per tu votuar si dhe per tu perfshire ne procesin e regjistrimit te popullsise. Ne regjistrimin civil perfshirja e personave mbi 16 vjet dhe ne regjistrimin votues mbi 18 vjet te organizuar nga OSBE-ja pas luftes me zbatimin e kriterit lidhja e personit me vendbanimin dhe pengesave te tjera te pakten rreth 300.000 shqiptare ne diaspore nuk u perfshine ne listat e votuesve ne Kosove dhe me teper ne regjistrimin civil duke u shkelur e drejta e tyre per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur dhe per te poseduar dokumente identifikimi. Cfare eshte logjika qe ne listat e votuesve 1.630.636 votues ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ndaj absurdit qe Kosova ka rreth 2 milion banore kur dihet se rreth 45 e popullates i perket kontingjentit votues mbi 18 vjet te figurojne emrat e njerezve ne diaspore ndersa atyre te mos u mundesohet qe te hedhin voten e tyre legjitime

Diaspora shqiptare e Kosoves dhe e gjithe trungut gjeoetnik shqiptar ishte ajo qe cau bllokaden diplomatike e mediatike dhe punoi fuqimisht ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves ne ofrimin e ndihmave financiare per shqiptaret e pervuajtur dhe ne mbeshtetjen e luftes tone te armatosur. Vete ish-ministrja e Administrates Publike znj. Tahiri me se 10 vjet e hengri buken e diaspores dhe permes saj u afirmua politikisht.

Sot edhe pas ngritjes se institucioneve tona perfshire edhe njefare berthame per Ceshtje Jorezidente si nje dekor prane Kryeministrise diaspora mjerisht mbeti nen meshiren e vetvetes ndonje vizite te rralle qe i bejne lideret politike jane me teper ne funksion te promovimeve te tyre personale dhe perfitimeve partiake-politike e financiare e asgje me shume.

Mosperfshirja edhe brenda Kosoves

Procesi i regjistrimit te popullsise do te jete aq i komplikuar sa qe nje numer i personave vecanerisht te kombesise shqiptare per shkak te redistribuimit te madh te popullates dhe migrimeve fshat-qytet shtepite e djegura zonat e minuara uzurpimet etj. pas luftes dhe mungeses se dokumenteve te identifikimit edhe brenda Kosoves do te mbetet i paperfshire ne regjistrim. Mosperfshirja ose madje ne disa raste perfshirja dy here e tyre brenda kufijve shteterore personat me dy vende te banimit edhe ne fshat edhe ne qytet shtremberon gjendjen demografike ne vendbanime dhe komuna dhe rrjedhimisht sjell probleme dhe ne planifikimin hapesinor dhe social ne keto njesi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›