E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile feston së bashku me 50 mësues

Festa e Mësuesit, 7 Marsi, është kremtuar nga kompania Eagle Mobile së bashku me 50 mësues të nderuar me kontribut të veçantë në arsim, që aktualisht janë në detyrë dhe në pension. Në një aktivitet të organizuar me këtë rast, në kuadër të projektit “Dorë për Dore me Arsimin”, ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, z. Ali Taskin, zv. ministri i Arsimit, Halit Shamata dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë dhe kompanisë celulare, si dhe mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nën tingujt muzikorë, në një atmosferë të ngrohtë festive e miqësore, për të ftuarit është dhënë një drekë për nder të tyre. Në fjalën e tij z. Taskin theksoi se mësuesit janë njerëzit më me rëndësi në jetën e çdokujt, aq sa mund të quhen edhe prindër të dytë. “Është shumë e kuptimtë ndarja e një dite të veçantë për këta mësues. Këtë vit, ne si Eagle Mobile kemi nxjerrë në plan të parë për nga rëndësia projektet në lidhje me arsimin”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›