Vasili: Denoncojmë rrëzimin e projektligjit Për statusin e minatorit

>LSI: Universiteti Mjekësor i Tiranës, një universitet elektoral
LSI denoncon publikisht edhe veprimin më të fundit të mazhorancës e mbështetur edhe nga deputetë të PS,rrëzoi Projektligjin e paraqitur nga LSI per Statusin e minatorit, duke dëshmuar qartë se të gjithë përbetimet dhe qarjet e qeveritarëve në familjet e minatorëve ne raste të fatkeqësive të ndodhura, janë një hipokrizi e pastër,- u shpreh kështu sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili. Gjithashtu, ai tha se edhe argumentimi politik anti-social i Ministrit te Financave Bode kundër këtij projektligji, është provë e qartë se ky ministër dhe maxhoranca e tij janë tërësisht kundër interesave të minatorëve dhe nuk i shqetëson aspak fati i jetës, shëndetit dhe familjeve të tyre. Vasili, gjatë konferencës për shtyp ka bërë publike një situatë tjetër që mund të shndërrohet në një Gërdec të dytë dhe që ka të bëjë me minierën e hekur-nikelit në Devoll. Kjo miniere, vijoi Vasili, ka shkaktuar një situatë tepër të rëndë në atë zonë duke dëmtuar fshatrat Bitinckë, Tren, Kapshticë, Lagjen e Varrezave Bilisht, për arsye se shpërthimet e dinamitit kanë dëmtuar rëndë muret e banesave të banorëve të zonës dhe situata vazhdon të rëndohet nga shpërthimet e vazhdueshme të përditshme jetën dhe pronën e qytetarëve. Janë mbuluar nga pluhuri i minierës parcelat dhe banesat duke dëmtuar rëndë prodhimet bujqësore si dhe shëndetin e njerëzve,- tha ai. Gjithashtu, sipas tij, dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme rruga nacionale nga balta që sjellin kamionët që trasportojnë mineralin dhe është dëmtuar rëndë ekosistemi në një hapësirë të gjerë përqark minierës. Duke vlerësuar këtë situatë, Vasili tha se LSI i kërkon Kryeministrit Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij dhe të urdhërojë ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Qeveritar të përbërë nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e punës për të verifikuar e zgjidhur situatën.Gjatë konferencës, Vasili u pyet nga gazetarët se Kryeministri Berisha ka shprehur dje gatishmërinë për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve, në 28 Qershor dhe a besoni se do të realizohet ky premtim, duke pasur parasysh se dje duhet të fillonte shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike. Ndërsa, Vasili u shpreh se ne duam vetëm një gjë, që zgjedhjet të realizohen brenda standardeve dhe do të jemi monitorues shumë seriozë dhe të përgjegjshëm në çdo hap që do të hidhet në këtë drejtim. Gjithashtu, i pyetur nga gazetarët se kryeministri Berisha ka hedhur idenë e ngritjes së një Universiteti të Mjekësisë. Vasili tha se zoti Berisha dhe këtë nismë e vuri, ashtu siç është në zakonin e tij të kahershëm, në funksion të interesave të ngushta të tij dhe të fushatës së partisë së tij.Për fat të keq sot unë e shikoj, në këndvështrimin tim, këtë universitet Mjekësor të propozuar nga Berisha, me kaq vite vonesë, kaq të neglizhuar dhe të nëpërkëmbur, si një Universitet Elektoral,- u shpreh ai. Kjo, vijoi ai, nuk i bën mirë as shëndetësisë, aq qarqeve akademike që operojnë me shumë dinjitet prej vitesh në shëndetësi, dhe njëkohësisht u tregon profesionistëve të mjekësisë se përpara interesave elektorale, Berisha nuk ndalet dhe është i gatshëm të ndërtojë Universitete elektorale në vend të Universiteteve të vërteta. Ai tha se me anë të një letre 4 vjet më parë në 2005 i ka kërkuar Berishës ngritjen e këtij universiteti. Megjithatë, u shpreh Vasili si profesionist do të uroja që kjo iniciativë të mos mbetet një letër.