E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Bashkë me LSI do të garantojmë fitoren e së majtës

>Dje kryetari i PS 91 Petro Koçi në një prononcim për shtyp tha se, në zgjedhjet e këtij viti, socialistët e LSI dhe PS 91 do të garantojnë fitoren e së majtës dhe bashkëqeverisjen e vendit ". Përsa i përket rolit të LSI në zgjedhjet e 2005  Petro Koçi tha se "ne nuk kishim nevojë për votat e LSI në 3 korrik 2005,na mjaftonin aleatët, ishin ata që na rrëzuan deputetët në 11 zona, duke na çuar, dikush pa dashje, dikush me dashje në opozitë. Sipas Koçit, sistemi politik i instaluar nga pazari Rama -Berisha sanksionon në Kushtetutë përjashtimin e mendimit dhe alternativave ndryshe. Kjo është politika e keqe e një mentaliteti bajraktarist. Politika e mirë është gjithëpërfshirja dhe respekti për alternativën ndryshe,- theksoi Koçi. Ai vijoi se  partitë i mban të bashkuara garantimi i lirisë dhe institucionaliteti. Koçi u shpreh se, rrëzimi i institucionalitetit në PS solli privatizimin përfundimtar të saj dhe katandisjen deri në votimin e teknologjisë Berisha në Kushtetutë. PS nuk është armike për ne, përkundrazi ajo na dhëmb shumë.Uroj që pas zgjedhjeve socialistët e padeformuar brenda saj të reformojnë sistemin statutuor,- u shpreh ai. Kryetari i PS-91 kujtoi se këto ditë u zhvillua mbledhja konstituuese e PS 91 për rrethin e Peqinit. Kryetar i kësaj partie për rrethin u zgjodh, Shpëtim Kateshi, ish-deputetët dhe ish kryetar e PS. Takimi u zhvillua në pallatin e kulturës së qytetit ku morën pjesë shumë anëtarë dhe përkrahës të PS 91.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›