E djathta merr Këshillin e Qarkut të Korçës

Këshilli i Qarkut Korçë përbëhet nga 71 anëtarë, 46 prej të cilëve janë përfaqësues të "Aleancës për Qytetarin", 23 anëtarë i përkasin "Aleancës për të Ardhmen", kurse 2 të tjerë janë përfaqësues të dy subjekteve të tjera politike.
Në këtë mandat PD-ja do të ketë 31 këshilltarë, ndërsa PS-ja 19 këshilltarë, ose 12 anëtarë me pak se Partia Demokratike. Shifrat e mësipërme u bënë të ditura nga sekretari i Përgjithshëm i prefekturës Korçë, Bujar Vila, ku përllogaritja përfundimtare erdhi si rezultat i përmbylljes së zgjedhjeve në rrethin e Kolonjës, pas përsëritjes së votimeve në komunën Mollas të këtij rrethi, ku u votua për këshillin e komunës. /Start/
2011-09-30 15:15