E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo, Berat: Rama kërkon të fusë skemën korruptive në të gjithë Shqipërinë

Zëvendëskryeministri Genc Pollo ishte në Starovë të Beratit në kuadër të turit elektoral Shqipëria po ndryshon. Pollo ftoi të pranishmit të bënin dallimin e ofertave të dy partive kryesore Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, si dhe krahasimin me arritjet e qeverisë dhe skemat korruptive që siç u shpreh ai afron Partinë Socialiste duke përmendur këtu skemën e akcizës së naftës për fermerët. Çfarë ofron opozita e Edi Ramës? Ofron që të heq programin e suksesshëm të mbështetjes së fermerit sipas produktit të tij dhe do të fusë skemën më korruptive të mundshme që dhe socialistët në 2005 e provuan dhe e pranuan që ishte e dështuar, u shpreh Pollo në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›