Kuçovë, ktheu shtëpinë në çerdhe prostitucioni, prangoset i moshuari

76 vjecari, tutor i një 32 vjeçareje
Një 76 vjeçar ka përfunduar në pranga, teksa ushtronte prostitucion në shtëpinë e tij, në lagjen 30 Vjetori në qendër të qytetit të Kuçovës. Burime nga policia lokale pohuan për gazetën se ditën e djeshme agjentët e antitrafikut të prostitucionit kanë zbuluar një çerdhe prostitucioni pas dy të zbuluarave muaj më parë në rrethin e Kuçovës, por këtë radhë, tutor ka qenë një i moshuar 76 vjeçar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i moshuari kishte kohë që ishte lidhur dhe bashkëpunonte me një 32 vjeçare, e cila ushtronte veprimtarinë e prostitucionit. Burimet policore thanë se shkas për zbulimin e kësaj çerdheje prostitucioni, është bërë një telefonatë nga një telefon anonim në numrin e telefonit të komisariatit të policisë për arsye se çifti që kryente këtë veprimtari kishte filluar të shqetësonte banorët e lagjes në fjalë. Po kështu, gjatë tre ditëve të fundit agjentët e antitrafikut dhe të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme kanë survejuar deri në momentin që kanë kapur në flagrancë klientët në banesën ku ushtrohej prostitucioni. Në këto kushte, punonjësit blu dhe ekspertët e kësaj fushe të policisë kanë prangosur dhe më pas kanë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit shtetasin Emin Këlliçi, 76 vjeç, banor i lagjes 30 Vjetori, së bashku me shtetasen Meljana Lapi, 32 vjeçe, banore e të njëjtës lagje. Burime të komisariatit të policisë kanë bërë me dije se 76 vjeçari kishte disa vite që bashkëjetonte me 32 vjeçaren, pasi që të dy ishin të divorcuar nga bashkëshortët e parë dhe duket se kishin gjetur gjuhën e përbashkët për të kryer një veprimtari të tillë të ndaluar. Agjentët e sektorit kundër trafiqeve të paligjshme, pasi kishin marrë njoftim ditën e djeshme se në banesën e një 76 vjeçari, 32 vjeçarja po ushtronte prostitucion me një klient, menjëherë agjentët e këtij antitrafiku kanë arritur të kapin në flagrancë në banesën e tyre një person, i cili kishte paguar 1 000 lekë të rinj dhe priste radhën, ndërsa një tjetër person ishte në dhomë duke ushtruar prostitucion me 32 vjecaren. Sipas sektorit kundër trafiqeve pranë drejtorisë së policisë, 76 vjeçari kryente rolin e menaxherit duke marrë dhe sasinë e lekëve dhe ndërkohë priste dhe përcillte klientët pa rënë në sy të banorëve të lagjes. Banesa që ndodhej në lagjen 30 Vjetori ishte fare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat dhe sipas të dhënave. Sipas banorëve, kjo banesë kishte muaj të tërë që funksiononte si shtëpi publike, por që policisë iu desh disa ditë që të vërtetonte këtë veprimtari. Policia ka organizuar operacionin Madona duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë rreth orës 15:00 të ditës së djeshme të dy shtetasve të mësipërm. Gjatë hetimeve paraprake, oficerët e policisë gjyqësore kanë përpiluar dosjen dhe akuzat përkatëse për secilin person të arrestuar. Sipas këtyre burimeve, 76 vjeçari, Emin Këlliçi akuzohet për Shfrytëzim prostitucioni, akuzë kjo e bazuar në neni 114 të kodit penal ndërsa, për 32 vjeçaren Meljana Lapi, nën e një fëmije, akuza është ushtrim prostitucioni, bazuar në nenin 113 të kodit penal. Policia shtoi se çifti në fjalë, bazuar dhe në akuzat përkatëse rrezikon dënimin deri në tre vjet burg. Shtëpia publike e zbuluar ditën e djeshme, është rasti i tretë i çerdheve të prostitucionit të zbuluara nga policia gjatë kohëve të fundit në Kuçovë.
Last Updated on Friday, 22 May 2009 14:41