Rama kërkon votën e të rinjve, duke u premtuar plan arsimimi dhe punësimi

Kreu socialist fton të rinjtë në mbrëmje vere-elektorale
Kryesocialisti Edi Rama kërkon të fitojë votat e të rinjve, duke u premtuar atyre një plan plan për ta, i cili sipas tij krijon më shumë mundësi për të ardhmen e tyre. Sipas Ramës, ky plan përfshin në vetvete një sërë planesh konkrete për përmirësimin e arsimit në të gjitha nivelet. Ky takim elektoral, të cilin Rama është munduar ta cilësojë thjeshtë si një festë verore dhe jo si një takim elektoral, është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës tek sheshi Tulantia në Durrës. Gjatë takimit me ta, Rama u ka propaganduar të rinjve durrsakë planin e politikës së re të të tij për të përmirësuar standardet në arsim, me qëllim për të krijuar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Sot është momenti që ju të përfshiheni. Sot është momenti që ju ti jepni politikës përmasën e zemrës tuaj, e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku me patjetër kërkoni ndryshimin, për veten tuaj, për familjen tuaj, shkollën tuaj, qytetin tuaj dhe vendin tonë, është shprehur Rama, sipas të cilit politika mund të kthehet në një instrument për të bërë të mundura sot gjëra që duken të pamundura. Mund të kthehet në ilaç për të shëruar plagë që sot duken të pashërueshme, mund të kthehet në krahë që të ndihmojnë drejt stacionesh që duken të paarritshme. Asgjë nuk është e pamundur nëse jemi të gjithë bashkë. Asgjë nuk është e pamundur në rast se ne shohim te njëri-tjetri një fuqi më shumë dhe në rast se së bashku i japim vendit një fuqi të re, përmes një politike të re, që është politika e njerëzve, me njerëzit, për njerëzit, dhe jo politika e politikanëve për politikanët dhe me politikanët, ka vijuar kreu i PS, Rama, duke shtuar se gjatë gjithë këtyre viteve politika ka treguar anën e saj më negative. Politika na ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve shembuj të mungesës së kulturës së punës, shembuj të mungesës së respektit për njëri-tjetrin, shembuj të mungesës së dashurisë për vendin. Për të hyrë në një drejtim të ri, për ti dhënë fund kësaj rruge të vjetër dhe për të hapur një rrugë të re, duhet të merrni pjesë drejtpërdrejt për të çuar në çdo derë mesazhin e shpresës, për të mbjellë në çdo zemër dhe në çdo mendje farën e besimit se Shqipëria është një dhuratë bujare e Zotit, që ne nuk mund ta shpërdorojmë, ka theksuar Rama. Ndër të tjera, kreu socialist u ka bërë të ditur të rinjve se nuk kishte ardhur për ti takuar ata që tu premtonte gjëra që nuk do të bëhen. Unë kam ardhur këtu që tju them edhe sot se shumëçka ne mund ta bëjmë së bashku. Në rast se ne i japim njëri-tjetrit mundësinë për ta dëgjuar njëri-tjetrin, e shohim në sy njëri-tjetrin dhe i japim dorën njëri-tjetrit për tu bërë më të fortë, pa asnjë dyshim ne mund ti japim vetes, qytetit dhe vendit tonë një shpresë të re që është një shpresë që buron nga fuqia legjitime e ëndrrave tona, që është një shpresë që buron nga dëshirat legjitime për një vend më të mirë, vijoi kreu socialist, pretendent për fronin e Kryeministrit gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar. Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të mos dorëzohen përballë realitetit dhe qeverisjes aktuale, e cila sipas tij duhet ndryshuar me çdo kusht. Është dita për ti dhënë Shqipërisë, për ti dhënë vendit tonë, për ti dhënë familjeve tona, për ti dhënë vetes një shpresë të re, një shpresë të re që mund të vijë përmes një politike të re, e cila nuk është asgjë më shumë sesa përfshirja juaj e drejtpërdrejtë në një proces, që e përsëris, nuk duhet të mbetet në dorën e një grushti njerëzish, vlerësoi më tej Rama, sipas të cilit pushteti duhet shpërndarë dhe nuk duhet lënë në pak duar. Rama u ka premtuar të rinjve që përmes një politike të mirë mund të bëhen realitet plot gjëra të mira. Por nga ana tjetër ai ka kërkuar nga të rinjtë që të votojnë politikën e tij, për të pasur një të ardhme ndryshe. Përmes një politike të mirë ne mund të ndryshojmë shkollën e fëmijëve tanë, kushtet dhe cilësinë e shkollimit në universitetet tuaja, mund ti japim vlerë investimit të prindërve tuaj, duke bërë që çdo diplomë të ketë vlerën e saj, mund të hapim rrugë të reja për punësimin, qoftë nëpërmjet arsimit profesional dhe qoftë nëpërmjet kualifikimeve më të larta, mund ta bëjmë Shqipërinë një vend të punës dhe një vend të shpresës dhe jo një vend të papunësisë dhe të mungesës së perspektivës. Po kjo politikë e re ka nevojë për ju, ka përfunduar Rama në fjalimin e tij, duke i lënë të rinjtë më pas në shoqërinë e muzikës, për të cilën në të vërtetë ata ishin mbledhur mbrëmjen e së mërkurës.