Pollo: Berati do kthehet në një magnet turistik shqiptar
Zëvendëskryeministri Genc Pollo vijoi takimin e tij elektoral me banorët e një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Beratit, ku foli me ta për problematikat e ndryshme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe për sfidat që i presin në këto ditë që kanë ngelur nga fushata elektorale. Pollo bëri një rezyme të qeverisjes së Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve dhe theksoi se edhe të majtët më ekstremë e kanë kuptuar që qeveria Berisha ka shënuar suksese gjatë qeverisjes së saj.
Berati i lagjeve autoktone edhe në kohët më të vështira ka votuar për Partinë Demokratike, ndaj ne kërkojmë votën tuaj në nivele të larta, në mënyra që ta përfaqësojmë Beratin në nivelet më të larta. Vota e qershorit është e rëndësishme për Beratin dhe për gjithë Shqipërinë, prandaj Berati duhet të arrij entuziazmin e vitit 92 dhe të jetë në ballë të fitores si në qarqet e tjera, tha Pollo. Ndër të tjera Pollo u ndal tek lista e përfaqësuesve të kandidatëve socialistë, duke theksuar se përfaqësuesit e kësaj partie kanë nivel të cekët dhe formim arsimor të cunguar dhe disa prej tyre kanë probleme edhe me ligjin. Boshti i Jugut, i cili do ta kthejë Beratin në qendër të zhvillimit ekonomik. Ndërsa ju bëri thirrje qytetarëve të këtij qytetit që në 28 qershor të votojnë PD. Më pas ai vijoi takimet dhe me të rinjtë e Urës vajgurore, dhe ju bëri thirrje këtyre të fundit që të aplikojnë sa më shpejt për kartat e identitetit, me qëllimin që të votojnë PD.