E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi-qytetarëve të Fierit: Të thyejmë mentalitetin se Fieri është i majtë

Kandidatët demokratë vijojnë turet e tyre elektorale në zona të ndryshme të vendit.
Kandidatët e PD në qarkun e Tiranës, Lajla Përnaska dhe Florjon Mima vijuan takimet e tyre në qytetin Studentidhe në komunën Farkë, ku folën për programin e Partisë Demokratike dhe për reformat që do të ndjekë kjo parti gjatë mandatit të saj të dytë. Ndërsa banorët e këtyre zonave falënderuan PD, për investimet që ka bërë kjo parti në infrastrukturë, në rrugë, për furnizimin 24 orë me ujë dhe drita si dhe legalizimin e banesave të tyre. Kandidatët e PD-së në këtë zonë, Përnaska dhe Mima thanë së në mandatin e dytë qeverisës do të rriten investimet për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe shërbimet sociale në këto dy zona. Ata falënderuan mbështetësit e Partisë Demokratike duke vlerësuar se qyteti Studenti ka qenë historikisht pjesë e rëndësishme e historisë politike të PD-së. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Olldashi zhvilloi takime me strukturat e grup seksionit të parë të qytetit të Fierit, dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të thyhet mentaliteti se Fieri është i majtë. Ai theksoi se duke ju referuar votimeve dhe sondazheve PD është fituese , por qëllimi është një fitore e thellë. " Ne duhet të fitojmë maksimumin ,ne jemi mazhorancë dhe duhet të sillemi si mazhorancë .Ne jemi forcë e parë politike në qytet dhe duhen edhe 20 ditë për ta konfirmuar këtë, merreni me besim , sepse do të ishte mëkat i madh që ne të shpërdoronim këtë besim", tha Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›