Posterat shndërrohen në mollë sherri për partitë politike

Rama sulmon posterat e partive të djathta, Olldashi të atyre të majta
Beteja e fushatës zgjedhore tashmë është zhvendosur te posterat e partive politike. Duke përfituar nga kreu i bashkisë, Rama ka nisur një sulm me polici për të hequr posterat e kundërshtarëve të vet politik në kryeqytet. Kështu, dy javë para ditës së zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës e këshilluar nga Rama, ka filluar në mënyrë selektive heqjen e posterave të partive të djathta nga të gjitha vendet publike, me pretekstin se këto të fundit nuk kanë marrë leje në bashki. Siç duket, në mungesë konkurrimi në program qeverisës, dy partitë e mëdha këtë radhë kanë menduar të konkurrojnë me postera. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe Berisha në bashkitë e veta, pra i ka zhdukur posterat e socialistëve, duke e bërë gjithë vendin blu. Madje, kaq ashpër është bërë beteja e posterave midis PD e PS, saqë dy ditë më parë humbi jetën një qytetar. Konflikti i posterave i ka rrënjët më thellë. Kështu, para disa kohësh, Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, zhduku posterat e mëdha të bizneseve nëpër rrugët e Shqipërisë, duke i dhënë një goditje të rëndë aktivitetit të tyre. Në sherrin e posterave, nuk janë përfshirë vetëm dy partitë e vjetra, por edhe partitë e vogla janë shfaqur agresive këtë herë, duke dhunuar posterat e njëra-tjetrës. Ndërkaq, në kuadër të luftës së posterave janë shënuar edhe konfrontime në kryeqytet midis punonjësve të Ramës dhe policisë së Berishës. Megjithatë, kjo është alternativa që Rama dhe Berisha u paraqesin shqiptarëve për qeverisjen e ardhshme. Gjithashtu, në luftë që Rama u ka hapur posterave të qeverisë Berisha, Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u bëri apel të gjitha forcave politike të respektojnë rregullat për vendosjen e posterave në mjedise publike, pasi ky fenomen kohët e fundit është bërë mjaft shqetësues për bashkinë, madje deri aty saqë po u kushton jetën shumë qytetarëve. Pra, pjesë e fushatës elektorale në këtë muaj zgjedhjesh, nuk janë vetëm deklaratat politike të forcave të ndryshme, por vend kryesor zënë posterat, që janë të vendosur në të gjithë vendin, dhe që i përfaqësojnë këto subjekte. Por, ashtu si ka ndodhur gjithmonë në fushata zgjedhjesh, edhe vendosja e këtyre posterave është kthyer në një luftëe politike. Bashkitë e drejtuara nga socialistet, kanë zënë sheshet, rrugët kryesore, për të vendosur posterat e tyre, ndërkohë që e njëjta gjë ndodh edhe me bashkitë që drejtohen nga demokratët. Vendosja e këtyre posterave, nga këto forca politike bie shpesh herë në kundërshtim me ligjin, ku për vendosjen e tyre duhet marre një leje në bashki. Kjo ka ndodhur në Tiranë, banderola, postera, apo mjete të tjera, janë vendosur vend e pa vend. Kryeinspektori i ndërtimit në bashkinë e Tiranës, Afrim Qendro, ju bën thirrje subjekte politike, të mos shkelin ligjin ndërkohë që kjo thirrje i drejtohet dhe KQZ, që të marrë masa. Për mos të vëneë në shtyllat e ndriçimit publik dhe në pemët e mbjella në rrugët e Tiranës lloj lloj banderolash dhe materiale të tjera propagandistike. Nuk ka të drejtë asnjë forcë politike të dëmtojë pronën e qytetareve, dhe njëkohësisht të vendosë reklama pa leje nga autoriteti i miratuar, thotë Afrim Qendro, drejtor i inspektoratit të ndërtimit. Sipas Qendros, policia bashkiake do të veprojë në çdo territor, për të hequr posterat të cilët janë pa leje nga bashkia e Tiranës. Meqenëse fushata elektorale ka hyrë në një fazë të nxehtë kur mbeten edhe dy javë nga ditë e zgjedhjeve, ka bërë që reklamat e të gjitha parive të intensifikohen, duke vënë postera në çdo ven që të kap syri. Madje edhe në shtyllat elektrike, pemë e kudo. Ndërkaq, përveç thirrjeve drejtuar partive politike që të zbatojnë ligjin për vënien e posterave, Bashkia e Tiranës ka nisur që tani heqjen e tyre në disa vende ku shkelet ligji. Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kërkon edhe ndërhyrjen e instancave shtetërore, pasi policia e shtetit para disa ditësh ka shoqëruar në komisariat disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë qenë dukë pastruar zonat e ndryshme në kryeqytet nga posterat e që përkrahës të kandidatëve të ndryshëm të partive i kanë vendosur jashtë ligjit. Inspektorati i bëri apel edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë sa më parë masa administrative për partitë, sidomos PD, që shkel ligjin në vendosjen e posterave elektorale. Ky institucion, sqaron se ligji përcakton saktë se ku mund të vendosen këto reklama për partitë dhe kjo sipas Qendros bëhet me leje të bashkisë.
Last Updated on Sunday, 14 June 2009 16:51