E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Do te ndertoj galerine e metropolit do gjalleroj jeten kulturore te Tiranes

Strehimi dhe punësimi janë dy prej problemeve themelore për banoret e njësisë bashkiake numër 9 në kryeqytet.

Por kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, njohu gjatë turit të tij elektoral, edhe probleme te tjera me të cilat përballet kjo zonë ashtu si mbarë kryeqyteti, ku numërohet mungesa e parkimeve, shkollave kopshteve, rrugët e amortizuara apo dhe abuzimet me pronat.

Por banorët, përveç se kanë shprehur shqetësimet e tyre, e kanë parë takimin me kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Basha, edhe si një moment të mirë për t’i shprehur atij mirënjohjen mbi kontributin që dha për heqjen e vizave, duke u dhënë atyre mundësinë për të parë se ku dhe si jetojnë fëmijët e tyre pas shumë vitesh emigracion.

Në ditën e 9 të turit të dëgjimit e bashkëbisedimit me qytetarët, Basha vizitoi edhe ekspozitën e rreth 16 artistëve shqiptarë, ku shprehu edhe angazhimin e tij për ndërtimin e galerisë së metropolit, si një ndër mënyrat për gjallërimin e jetës kulturore në kryeqendrën e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›