E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: “Nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të njihen me zhvillimet politike”



Nxënësit e sistemit parauniversitar në vendin tonë duhet të njihen me zhvillimet më të rëndësishme politike që ka kaluar vendi ynë. Ministri i Arsimit, Genc Pollo në një konferencë shkencore “Shqipëria në NATO”, tha se të gjitha ngjarjet historike e në veçanti ajo e prillit, të këtij viti, kur Shqipëria mori ftesën për në NATO, duhet të përfshihen në tekset shkollore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) dhe Institutin e Historisë, organizuan dje, një konferencë shkencore me temë “Shqipëria dhe NATO” me pjesëmarrjen e historianëve të njohur në vend dhe profesorë të universiteteve. Në konferencë referuan edhe Ardian Marashi, drejtor i QSA, Beqir Meta drejtor i Institutit të Historisë, Myqerem Tafaj, këshilltar i Kryeministrit për Arsimin, etj. Kreu i Arsimit ju ka kërkuar profesorëve me tituj që të krijojnë një korpus dokumentacioni të të gjitha këtyre ngjarjeve. Në këtë konferencë, kanë marrë pjesë drejtues të Institutit të Studimeve Albanologjike, profesorë dhe specialistë të Ministrisë së Arsimit.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›