E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga e nisur nga SHBA-të, të arrestuarit rrezikojnë 21 vite burg



Tiranë - Droga e dërguar nga SHBA-të në Shqipëri rrezikon t’u kushtojë 21 vite burg dy të arrestuarve. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje 11 vite burg për Altin Kurtin dhe 10 vite burg për Violeta Shabanin. Kokaina për të cilën akuzohet Kurti si dërgues është kapur në Shqipëri në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe ishte e fshehur në një pjesë ndërrimi për makinat (transmision), e cila kishte ardhur në vendin tonë nëpërmjet Agjencive Ndërkombëtare Postare. Pjesa e ndërrimit të makinës u mor në dorëzim në vendin tonë nga Violeta Shabanaj dhe vëllezërit Astrit dhe Armand Kuliçi. Por këta të fundit u liruan, pasi nuk rezultoi që të ishin të implikuar në këtë trafik, ndërsa tregtarja Shabanaj mbahet e arrestuar. Procedimi për këtë ngjarje nisi fillimisht me tre persona të arrestuar, ku përveç Violeta Shabanajt, u ndaluan nga policia edhe vëllezërit Astrit dhe Armand Kuliçi. Por këta të fundit u liruan më pas, pasi rezultoi se nuk ishin të përfshirë në trafik. Ndërsa tregtarja Shabanaj ka pranuar se pakoja e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të shërbimeve ndërkombëtare postare do të merrej prej saj pasi një person kishte porositur pjesën e ndërrimit të makinave që ndodhej në pako. Ajo ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë pasur dijeni që brenda pjesës së makinës (transmision) të kishte kokainë. Hetimet identifikuan se personi që ka nisur pakon nga SHBA-tëa është Altin Kurti, i cili tashmë ndodhet i arrestuar në Gjermani.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›