“Haute Couture”, veshja e emocioneve të forta
Krijuesit luajnë me pëlhurat e çmuara, kashmirin e mëndafshin japonez. Propozimet e shtëpive më prestigjoze të modës për veshjen e sezonit
Merita TOÇILA
“Haute Couture”, aty ku mpleksen sofistikimi dhe modernja. Një veshje që kërkon talent për t`u krijuar, teknikë të lartë për t`u realizuar dhe njohje shumë të mirë të historisë së kostumit në shekuj, në mënyrë që të shfrytëzohet çdo mundësi për të luajtur me detajet në funksion të idesë, që të udhëheq për një traditë të caktuar. Ka gjithmonë inspirime nga periudha të ndryshme kohore, nga stilistë të ndryshëm, të cilët mund të frymëzohen nga tradita e popullit të tyre, ose nga kultura të tjera të ndryshme. Në koleksionet e prezantuara për këtë sezon gjejmë që nga inspirimet mesjetare, deri te rilindja, nga e cila është marrë nje sensualitet i jashtëzakonshëm, për të kaluar më tutje edhe në stilin oriental. Nëse në vendin ku bëhet moda sot, Paris, Nju Jork, Milano, etj., modelet kalojnë pa lënë ndonjë gjurmë të madhe, stilistët vrapojnë në kohë dhe në vendet e origjinës për të marrë gjithë inspirimin e duhur për të krijuar koleksionet e tyre. Dikush krijon fustane të shkurtra, të bardhë e të kuq, të qëndisura e të kombinuara me funde të fryrë me ornamente ku rezonon gjurma e prehistorisë. Skelete, gjethe të fosilizuara dhe me kasketa, pavarësisht gjithë këtyre, shohim të veshur një femër tërësisht moderne. Më i spikatur është John Galliano. Krijuesi që ka risjelle risi në artin e modës, edhe pse në moshë më të re se gjigantët e saj. Në një dekor toskan ai sjell luftëtare me bustiere të gjata, të armatosura e të veshura me çorape po gjata, me jelekë me pupla dhe me armura të argjendta. Me krijimet e tij John Galliano vetëm surprizon dhe vendos në pasarelë një femër shkëlqyese. Christian Lacroix herë-herë rikthen rilindjen spanjolle në temë qëndrore të koleksionit të tij, me dantella, me gufopjete të të gjithë llojeve, duke sjellë një femër elegante dhe të mahnitshme me bolero të vogla, një alegori e vërtetë e udhëtimit të ëndrrave. Jean Paul Gaultier prezanton një veshje surrealiste, larg motivacioneve dhe qëllimeve; një grua absolutisht shkëlqyese dhe plot humor. Lajtmotivi i koleksionit të “Fëmijës së tmerrshëm të modës” janë pëlhurat shumë të shtrenjta. Prekjet në stil me detaj dhelpre në xhaketa-fustane, dekolte. Një fustan me temina që mbulon tërë siluetën, duke krijuar një sharm plotësisht të parezistueshëm. Në krye të kësaj tendence, shtëpia “Chanel” propozon një koleksion rock, modern dhe absolutisht femëror (i gjithi në të zi dhe në material xhins) për t`ia përshtatur femrës së përditshme. Prekja në stil vepron në detaje, me takat e larta, me dekoltetë e veshjeve të zakonshme, kurse te veshjet e mbrëmjes, me dantella, bizhu të rënda, etj. Krijuesit luajnë shpesh me pëlhurat e çmuara, kashmirin e mëndafshin japonez, të cilat spikasin në të gjitha llojet e veshjeve duke filluar që nga xhaketat, fustanet, pantallonat, etj. Shik, shok, apo e zakonshme, “Haute Couture” nuk e lë pa mbaruar misionin e vet, “t’i bëjë që të ëndërrojnë amatorët e modës me teminat dhe prerjet duke u krijuar emocione të forta”.
17 Qershor 2008