Pollo: Rama do të katapultohet kryeministër
02/12/2009 Kuvendi i PD-së në Berat
Ministri i Shtetit Genc Pollo ka deklaruar në kuvendin e degës së PD-së së Beratit se kryesocialisti Edi Rama përmes lëvizjeve të tij politike ka si qëllim vetëm luftën e tij personale politike. “Shqipërisë nuk i duhen as rrugë dhe as rroga, as viza dhe as Evropa, i duhem vetëm unë kryeministër. Kjo është motoja e Edi Ramës, që duhet refuzuar nga socialistë dhe demokratë në Berat dhe në gjithë Shqipërinë”, - ka deklaruar Pollo. Ministri Pollo e vlerësoi kreun e PS-së, Edi Rama, si një aventurier që sheh ëndrra me vitin 1997 dhe me Gërdec vetëm e vetëm që të parashutohet kryeministër i vendit, edhe kur këtë nuk e do populli. “Shqipërisë nuk i duhen as rrugë, as viza e as Europa, i duhem vetëm unë kryeministër. Kjo është motoja e Edi Ramës, që duhet refuzuar nga socialistë dhe demokratë në Berat dhe në gjithë Shqipërinë”, - u shpreh Pollo.