Presidenti kroat Josipoviç nis takimin me Topin

Ivo Josipovic
Ka nisur ceremonia e takimit të presidentit Bamir Topi, me homologun e tij kroat, Ivo Josipoviç. Presidenti i Kroacisë ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore. Dy presidentët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët shtyp pas takimit.
Gjatë vizitës do të firmoset edhe marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në universitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit.
Dje, Kroacia mbajti referendumin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku shimica e qytetarëve treguan se e përkrahin një gjë të tillë. Anëtarësimi i saj pritet të finalizohet në korrik 2013.