Putin: Rusia, jo shtet monoetnik
Kryeministri rus, Vladimir Putin, kandidat për president në zgjedhjet e 4 marsit, shprehet kundër idesë nacionaliste për një shtet rus monoetnik.
Putin kërkon të përforcohen normat për regjistrimin e emigrantëve dhe që nga 2013 të nisë aplikimi i testeve të detyrueshme për gjuhën dhe kulturën ruse, për një integrim më të mirë të emigrantëve.
Ky është thelbi i një artikulli që mban autorësinë e Putinit në gazetën ruse Nezavisimaia.