E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE, takim për dialogun Kosovë-Serbi,

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm do të shqyrtojnë pikëpamjet për situatën në Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në një komunikatë të BE-së.

“Bisedimet do të jenë për statusin e kandidatit të Serbisë, për të cilin do të merret vendimi në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 27 shkurt”, theksohet në komunikatë.
Takimi i fundit për dialogun është zhvilluar në Bruksel më 2 dhjetor të vitit 2011, kur është arritur marrëveshja për menaxhimin e pikave kufitare.

Ndërkohë, jozyrartisht njoftohet se ndërmjetësi i dialogut, Robert Kuper, këtë javë do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin lidhur me përparimin që mund të arrihet sa i përket përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›