Pollo ministër telekomunikacioni
14/04/2010 Propozimet janë bërë nga Kryeministri Berisha
Olldashit i hiqet një pjesë e ministrisë, i kalon Ministrit të Shtetit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, dekretoi dje ndryshimin e emërtesave të ministrave të Kabinetit Qeveritar. Sokol Olldashi do të kryejë detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe Genc Pollo, atë të ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Sipas njoftimit për shtyp, “në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, Presidenti Topi dekreton emërimin e Pollos ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit”. Po më parë kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e tij nga ministër Shteti për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin. Në respektim të Kushtetutës, Presidenti Topi ka deklaruar shkarkimin e Sokol Olldashit si ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe emërimin e tij si ministër i Punëve Publike dhe Transportit. Në vijim të këtyre dekretimeve, numri një i shtetit ka dekretuar ndryshimet në dekretin nr. 6244, datë 14.09.2009 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”. “Në mbështetje të neneve 93 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, neni 1, pika 9 dhe 16, i dekretit nr. 6244 ndryshohen si më poshtë: zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike dhe Transportit; zoti Genc Pollo, ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit”, thuhet në dekret.