KURUM, çelik special anti tërmet
14/04/2010 Me një investim prej 16 milionë eurosh kompania do prodhojë çelik sizmik
Prifti: Investimi do të ndikojë në siguri dhe uljen e çmimeve në treg
Në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit do të prodhohet një lloj i ri çeliku, i cili quhet çelik sizmik dhe është i rezistueshëm ndaj tërmeteve. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili bëri të ditur projektin e ri në takimin që zhvilloi para dy ditësh në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ku u takua me drejtues të lartë të kompanisë KURUM dhe me punonjës të Kombinatit. Në takimin që zhvilloi me drejtuesit e kompanisë turke KURUM, e cila zhvillon aktivitetin e saj në Kombinatin Metalurgjik, Prifti diskutoi lidhur me linjën e re që kompania po instalon, e cila konsiston në prodhimin e çelikut sizmik dhe që përbën një investim prej 16 milionë eurosh. “Kam ardhur të vizitoj një nga kompanitë më serioze që ka sot Shqipëria, një nga investitorët e huaj më seriozë, një vend ku punojnë rreth 800 persona. Kam ardhur të shoh këtë linjë të re që po instalohet për prodhimin e çelikut, që është një investim prej 16 milionë eurosh. Do të prodhohet një çelik, i cili do të jetë çelik sizmik, çka do të thotë se është shumë i rezistueshëm ndaj tërmeteve”, tha Prifti. Ai ka shtuar se ky është një produkt i ri që po futet në tregun shqiptar, duke vlerësuar faktin se investimi i kompanisë turke KURUM krijon mundësi punësimi, aktivitet ekonomik përreth tij, si dhe ndihmon në uljen e çmimeve të larta të çelikut që vjen nga importi. Gjithashtu, ministri i Ekonomisë diskutoi me drejtuesit e kompanisë KURUM edhe mbi një projekt të ri të kompanisë, i cili ka të bëjë me ngritjen e një fabrike për thërrmimin e skrapit.
Mbështetja
Në kuadër të mbështetjes së investimeve të huaja në Shqipëri, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, po zhvillon një sërë takimesh pranë ndërmarrjeve më të mëdha në vend që drejtohen nga kompani të huaja. Kështu në këtë kuadër disa ditë më parë ai vizitoi fabrikën e çimentos së kompanisë “Titan” në Fushë-Krujë, një nga investimet e huaja më të mëdha në vend që kap shifrën e 200 milionë eurove.