E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për policët,60 ditë për Çapjan e Jaçen

Viktima Gentian Beqiri

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë me 60 ditë burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Gentian Beqirit pak ditë më parë. Vendimi është shqiptuar nga gjyqtari, Ramazan Avdia, i cili hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë. Prokurori , Ritvan Sula kishte kërkuar një masë arresti më të fortë, burg pa afat.  Kështu, të akuzuarit, Florian Çapja dhe Arben Jaçe do të qëndrojnë në burg për 60 ditë në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Familja e 31-vjeçarit Florenc Çapja, i arrestuar për vrasjen e Gentian Beqirit, ka ngritur alibinë e saj për vendndodhjen e të birit ditën e ngjarjes.  Sipas saj, Florenci ndodhej në Maqedoni ditën e vrasjes së Beqirit dhe se kanë prova pamjet të regjistruara nga kamerat e sigurisë në hotelin ku ai ka qenë, si dhe vulën në pasaportën e tij në hyrje-daljet në kalimin kufitar në Qafë-Thanë.

Më herët gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë edhe për dy efektivët e policisë, të cilët kanë qenë në ruajtje të Gentian Beqirit, pasi ky i fundit ishte në arrest shtëpie, ndërsa hetohej për akuzën e vrasjes.

Me kërkesë të prokurorit, Binas Mina, gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat për policët,  Sami Dersula dhe Reshat Budani. Ndërkaq, vrasja e Beqirit është duke u hetuar, por prova më e fortë, arma e krimit, ende nuk është gjetur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›