E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Visho Ajazi të harrojë SHIK-un. Të ndjekë rrugën e Bahri Shaqirit

Ambasadori i ShBA në Tiranë Aleksandër Arvizu ka paralajmëruar drejtuesin e ri të SHISH, se ai duhet të ketë parasysh në punën e tij trashëgiminë e shkëlqyer të Bahri Shaqirit dhe të harrojë kohën e SHIK-ut të viteve 90-të, duke u fokusuar tek ShISh i vitit 2012, kur Shqipëria ka detyrime si vend anëtar i NATO.

Pas një takimi 60 minutash me Edi Ramën, ambasadori Arvizu foli para gazetarëve për kryetarin e ri të SHISH, një temë që e kish prekur dhe në bisedimet me presidentin dhe kryeministrin Berisha.

Ambasadori Arvizu vlerësoi maksimalisht ish kryetarin e ShISh Bahri Shaqirin, duke theksuar se SHBA, i detyrohen sinqerisht Bahri Shaqirit për mënyrën si ndërtoi mardhëniet e SHISh me SHBA. Sipas perspektivës nga ShBA , tha Arvizu, ai drejtoi një shërbim që ka bashkëpunuar fort me ne dhe i jemi shumë mirënjohës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur duke ndihmuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë mes shërbimit që ai drejtonte dhe tonit. Për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë, ka thënë Arvizu.

Ambasadori Arvizu tha se nuk ka pasur konsultime paraprake me kryeministrin Berisha apo presidentin Nishani lidhur me ndryshimet në SHISH. Duke komentuar ndyrshimet Avrizu i dërgoi një mesazh të qartë kryetarit të ri të SHISH, duke theksuar se SHISH nuk i përket më epokës së vjetur të SHIK të viteve 90-të, kur Visho Ajazi ishte drejtues i lartë. Ajo që ka rëndësi është të ecet përpara tha Arvizu. Ne kemi marrë garanci nga kryeministri dhe të tjerë se marredhëniet do të vazhdojnë. Kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA e Shqipërisë, tha ai.

Arvizu tha se Ka shumë rëndësi ecja përpara e SHISH. Ne kemi punuar shumë për ta zhvilluar këtë institucion. Sa i takon drejtorit të ri të cilin mund ta takoj kur të kthehem nga pushimet mund të them se ai trashëgon një institucion që është ndryshe nga SHIK i viteve 90-të. Sot nuk kemi SHIK e viteve 90 të por SHISH e vitit 2012. Atëherë Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO, tani është dhe është me shumë rëndësi për drejtuesit e SHISH, ta drejtojnë atë si zoti Shaqiri. Të qenit e Shqipërisë anëtare e NATO merr një rëndësi kritike për SHISH, që të zhvilloj veprimtarinë në përputhje me statusin e vendit anëtar të NATO, pohoi Arvizu.

Gjatë paradites Arvizu takoi Berishën dhe Nishanin ku prezantoi zëvendësamabsadorin e ri amerikan në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›