E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e shtëpisë muze, të rinjtë në protestë

Shtepia e shembur

KORÇE- Të rinjtë nga qyteti i Korçës ka protestuar këtë të shtunë para shtëpisë së shembur të Flamurit, në mbrojtje të vlerave kulturore.  Të rinjtë protestues kanë dënuar indiferentizmin e pushtetit vendor, ndërsa kanë lëshuar alarmin se po shkatërrohen vlerat kulturore. Ata thanë se shembja e Shtëpisë së Flamurit është bërë në sytë e inspektoratit ndërtimor.

Peleshi: Gati të rindërtojmë shtëpinë muzeale

Bashkia e Korçës është e gatshme për të rindërtuar nga fillimi me buxhetin e saj Shtëpinë e Flamurit, e cila është shembur një natë më parë.

Deklarata është bërë nga kreu i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili i bëri thirrje ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të lejojë nisjen e rikonstruksionit të ndërtesës muzeale.

Ai tha se arkitektët e Bashkisë së Korçës janë të gatshëm të bëjnë projektin në mënyrë vullnetare.

Skandali i shembjes së shtëpisë muzeale, ku patrioti, Themistokli Gërmenji më 10 dhjetor të 1916 ngriti flamurin dhe shpalli Korçën, Krahinë Autonome, vjen vetëm pak kohë pas skandalit me zhdukjen e veprave të artit në Galerinë e Arteve të qytetit të Korçës, Guri Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›