Alibeaj në Ballsh: “Sfida jonë e radhës është një arsim i disiplinuar”
Kandidati për deputet i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi një takim me intelektualë të qytetit të Ballshit, arsimtarë, mjekë e inxhinierë, ku premtoi më shumë vëmendje ndaj sistemit arsimor në Shqipëri. Mësuesit, sipas tij, nuk janë vetëm zyrtarë dhe administratorë të një vendi, por ata janë kasta më elitare, njerëzit më të domosdoshëm për ekzistencën e një shteti. “Sfida jonë e radhës është një arsim i modeluar, i disiplinuar sipas kërkesave të tregut. Kjo është sfida e madhe e qeverisë së një vendi. Arsimi duhet të jetë dhe duhet të ngelet mjeti më kryesor, mjeti më i rëndësishëm që jeta e çdo individi, jeta e çdo qytetari të disiplinohet drejt kërkesave të tregut. Kjo sfidë kërkon që qeveria shqiptare të projektojë pikërisht këtë model të ri të sjelljes së qeverisë kundrejt arsimtarëve”, - u shpreh Alibeaj.
19 Qershor 2009