E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Në shtator nis aplikimi për çmimin e ri të energjisë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 28 gusht NOA-Në muajin shtator Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikojë pranë Entit Rregullatorë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike, për periudhën 1 janar 31 dhjetor 2010.

Por ndryshe nga vitet e tjera, për herë të parë këtë vit do të aplikojnë për çmim të ri të gjithë subjektet e liçensuara, ku përfshihen kompania e prodhimit, ajo e shpërndarjes si dhe kompania e transmetimit të energjisë.

Kjo situatë vjen si pasojë e privatizimit të kompanisë OSSH.

Kryetari i Entit Rregullatorë,  Bujar Nepravishta shprehet se kompanitë kanë afat deri më 30 shtator për të sjellë kërkesën për aplikim.

Kjo kërkesë sipas tij do të bëhet transparente dhe pas një analize tre mujore do të merret vendimi se sa do të rritet energjia.

Në dhjetor do të publikohen tarifat e reja. 

Por pavarsisht faktit se këtë vit do të aplikojnë tre kompani për çmimin, Bujar Nepravishta thotë, se kjo procedurë e re,  nuk do të ndikojë në kostot e energjisë, që do të paguajë konsumatori.

Ajo çfarë ndikon në çmim sipas kryetarit janë kostot e prodhimit, humbjet teknike apo vjedhjet.

Pronarët e rinj çek të OSSH-së, do të bëjnë propozim edhe për të ndryshuar kontratën me konsumatorët.

Këta të fundit duket se do të jenë më të privilegjuar, pasi në kontratën e re do të sanksionohet që nuk do të ketë më ndërprerje të energjisë, por mbi të gjitha do të dëmshpërblehen konsumatorët në rast efekteve negative.

Drejtuesit e kompanisë OSSH janë në fazën e pajisjes me matësa të energjisë elektrike për të gjithë konsuamatorët.

Synimi është që të shmanget në maksimum faturimi i energjisë aforfe.

r.l/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›