Deputetja e PD thirrje Ramës: Mos nda fëmijët nga nënat
TIRANE- PD ka reaguar përsëri sot në lidhje me grevën e deputeteve femra të PS. Sipas deputetes së Korcës Lediana Alolli, Rama duhet të mendojë për fëmijët e nënave të ngujuara në cadër, pasi sipas saj këtë fëmijë nuk e dinë cdo të thotë kuti.
Zoti Rama me zemër nëne të drejtohem sot, në emër të shumë nënave që më thonë se duhet të bëjmë dicka që kryetari i pashpirt ti nxjerrë nga greva e urisë ato nëna fëmijësh. Kutia e vetme që një fëmijë dëshiron është gjiri i nënës” – deklaroi deputetja e PD.
Gjatë fjlaës së saj deputetja e PD nënvizoi, “Zoti Rama cliroji nënat nga burgu ku I ke future dhe lejoi të rrinë me të vegjlit e tyre. është dëshpëruese, është mizore, është e pafalshme kjo që po bën zoti Rama. Për gjithcka ti je përgjegjës” – tha Alolli.
(m.a/BalkanWeb)