Pollo:Po merren masa për situatën

Zëvendës kryeministri Genc Pollo në një konferencë për shtyp u shpreh për situatën e krijuar nga rreshjet në zonat malore. Sipas Pollos po merren masa për përballimin e situatës dhe kanë rifilluar reshje të dëborës në disa krahina të vendit dhe është nevoja për nderhyrje për të mbajtur të hapura akset rrugore dhe për të siguruar furnizimet thelbësore kryesore. Pollo gjithashtu u shpreh se me vendim të shtabit u vendos që 6 automjetet borë pastruese të Xhenjos që disponojnë Forcat e Armatosura të dislokohen në segmentin Pukë - Fushë Arrëz, Shën Mëri - Kukës, Rrëshen - Lurë, Bulqize - Maqellarë dhe komunat e Librazhdit.