E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëhet gati të shkojë për gjah, vetëplagosjet duke pastruar çiften

Fier, 9 janar 13:20 NOA – Sezoni i gjuetisë ka mbërritur me telashe për një burrë 40 vjeçar në Fier i cili duke u përgatitur të niset për gjah, është vetëplagosur ndërsa pastronte armën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas të komunës Qendër pranë qytetit të Fierit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Aristir Sako, 40 vjeçar nga ky vendbanim, teksa po pastronte vajin e çiftes para se të shkonte për gjah, gjatë pastrimit e ka shkrepur pa dashje dhe është plagosur me armën e zjarrit që e kishte me leje nga Policia.

I vetëplagosuri është dërguar në Kirurgjinë e spitalit të Fierit, ku mjekët konstatuan se i dëmtuari kishte marrë plagë nga saçmet, në supin e majtë, por nuk paraqet rrezik jete.

e.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›