E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkon në Dibër dhe Kukës, viziton banorët e bllokuar nga dëbora

Dibër, 11:36 NOA – Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar sot paradite në zonën e Dibrës ku gjendet momentalisht në takime të lira me banorët dhe drejtues vendorë.

Burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Berisha ka udhëtuar me helikopter për në Dibër dhe ka si qëllim të shohë nga afër situatën e krijuar nga reshjet që kanë sjellë bllokimin e disa komunave me mijëra banorë që po hasin vështirësi lëvizjeje dhe mungesë shërbimesh.

Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri pas pak orësh do të udhëtojë edhe në drejtim të zonave me vështirësi komunikimi për shkak të motit, në rajonin e Kukësit.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›