E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e FDE-së, ambasadori gjerman: Qytetarët shqiptarë, apatikë

Forumi për Demokraci dhe Etikë organizoi dje një tryezë me aktorë politikë dhe shoqërorë në lidhje me dialogun politik mes qytetarit dhe të zgjedhurve. Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, deklaroi në këtë tryezë se edhe apatia qytetare në Shqipëri ka përmasa në rritje dhe duhen gjetur format për ta bërë qytetarin të ndihet pjesëmarrës në politikë. Drejtori ekzekutiv i FDE-së, Arian Galdini, u shpreh gjatë hapjes së këtij debati se pjesëmarrja e qytetarëve në politikë është shumë e rëndësishme dhe ky projekt është shumë i rëndësishëm në zbutjen e apatisë qytetare. Ai u shpreh se demokracia është një negocim i vazhdueshëm social dhe në ketë aspekt qytetarët duhet të ndihen të konsultuar vazhdimisht nga ana e aktorëve politikë. Gjithashtu, në diskutim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, si Blendi Klosi dhe Marko Bello nga PS-ja, Tritan Shehu dhe Lajla Pernaska nga PD-ja, si dhe Dritan Prifti nga LSI-ja dhe Petro Koçi nga PS’91.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›