Studimi, ajri në shkollat shqiptare, problem serioz
TIRANE- Një studim i bërë në shkollat e 3 qyteteve më të mëdha në vend, si Tirana, Durrësi dhe Shkodra ka evidentuar problemin e ajrit të brendshëm në shkolla i cili shkakton në masivitet sëmundje si bronkit, alergji dhe kollë. Mbipopullimi i klasave me nxënës, shkumësi i dërrasës, mungesa e luleve në shkollë, mospaisja me oborre të shtruara, afërsia me rrugën me shumë trafik bën që nxënësit të thithin dioksid karboni në nivele të larta i cili është dhe shkaktar për sëmundjet e tyre.
Një nga shkollat e Tiranës që reflekton këto probleme është dhe shkolla Qemal Stafa, nxënësit e të cilës shprehen se ajri është problem për ta pasi si brenda ashtu edhe jashtë shkollës niveli i ndotjes është i lartë.
Realizimi i monitorimit dhe analizimi i cilësisë së ajrit në mjediset e brendshme të shkollave u krye nga qendra rajonale e mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Rezultatet e këtij monitorimi të realizuar për herë të parë në Shqipëri janë paraqitur në konferencën e 5 të ministrave për mjedisin dhe shëndetin në Europë, mbajtur në Parma në muajin mars.
Ndër problematikat e tjera të vërejtura gjatë realizimit të këtij studimi vlen të përmendet mësimi me 2 turne, mungesa e një sistemi ventilimi, përdorimi i sobave me gaz dhe furnelave elektrike të cilat ndikojnë në shtimin e elementëve ndotës.
(e.n/News24/BalkanWeb)