E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni: Presidenti gjerman dhe ai polak në përkujtim të Holokaustit

Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulf, dhe ai i Polonisë, Bronislaw Komorowski, së bashku me të mbijetuarit, e kanë përkujtuar sot Holokaustin.

Përkujtimi është bërë në ish Kampin Nazist gjerman në Aushvic në Poloni.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, më 27 janar, shënon ditën kur trupat ish sovjetike e çliruan kampin e vdekjes në Aushvic-Birkenau, në vitin 1945.

Në Berlin, Parlamenti i Gjermanisë, ka mbajtur sesion të veçant për t`i nderuar viktimat e Holokaustit.

Për të parën herë, një person rom, foli në këtë tubim, duke i përkujtuar ligjëvënësit gjermanë për atë që ai e cilësoi si “Holokaust i harruar” i 500 mijë njerëzve si ai.

I mbijetuari i Holokaustit, holandezi Zoni Weisz, 73 vjeçar, tha se diskrimimini dhe dëbimi i romëve në disa vende të Evropës Perëndimore, ka treguar se Evropa ka dështuar ta mësoj mësimin kryesor nga periudha e Nazizmit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›