E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak: Numri i të vrarëve 35

Zyrtarët thonë se nga sulmi me makinë-bombë kundër një funerali, sot në Bagdad, janë vrarë së paku 35 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Zëvendës ministri i shëndetësisë, Khamis al-Saad, tha se numri i të vrarëve është 35, ndërsa i të plagosurve 65.

Ky sulm ndodhi në një lagje të Bagdadit, të banuar kryesisht me popullatë shumicë shiite.

Nga sulmet me bomba në Irak, gjatë një jave, janë vrarë afro 200 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›