Klosi: Pas Kodi, tani kartat
Tiranë (start)-Deputeti socialist njëkohësisht sekretar organizativ në selinë rozë, Blendi Klosi, tha sot se pas miratimit të djeshëm të Kodit zgjedhor nga ana e Parlamentit, mbetet pjesa tjetër e rëndësishme e këtij Kodi, ajo që ka të bëjë me zbatimin e tij. Klosi ka kërkuar nga qeveria hartimin e Regjistrit Kombëtar të zgjedhësve dhe karta identiteti për çdo votues.
“Përgjegjësia jonë deri dje ishte të realizonim kodin, sot e deri në zgjedhje është të mos e lejojmë Sali Berishën dhe qeverinë e tij ta rrezikojë vënien në jetë të tij duke iu shmangur përgjegjësisë kushtetuese e ligjore për të garantuar infrastrukturën zgjedhore”-theksoi Klosi për mediat.
Klosi i ka drejtuar disa pyetje qeverisë në emër të Partisë Socialiste, si:
-Kur Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile do të konsiderohet i përfunduar, i testuar në kuptimin e eliminimit të mangësive dhe të dublimeve, i unifikuar në shkallë vendi dhe i mbrojtur nga ndërhyrjet dhe risqet e mundshme?
-Kur (konkretisht në cilën datë) do të bëhet e mundur që në çdo zyrë të gjendjes civile të nxirren nga ky Regjistër listat paraprake të zgjedhësve për çdo qendër votimi, duke krijuar kështu kushtet për të filluar procesi i afishimit dhe i rishikimit të tyre në çdo njësi të qeverisjes vendore?
-Kur (konkretisht në cilën datë) do të fillojë prodhimi i kartave të identitetit, cila do të jetë dinamika e shpërndarjes së tyre dhe kur mendohet të përfundojë pajisja e shtetasve me këto karta?
-A ka një evidentim të saktë të shtetasve që janë të pajisur me pasaporta të vlefshme deri në ditën e votimit dhe si do të veprohet konkretisht në praktikë për të pajisur me prioritet me karta identiteti ata zgjedhës që nuk kanë pasaporta?